Shkolla

Sociale

Denoncimi i Report Tv/ 'Peng’ e burokracive, shkolla e rindërtuar në Sanxhak të Kurbinit hap dyert për nxënësit

18 Tetor 2021, 12:14| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 12:37

  • Share

Bashkia e Kurbinit ka hapur shkollën e rindërtuar "Gjok Elezi" në Sanxhak, ku nga sot fëmijët nuk do t'u duhet më të udhëtojnë çdo ditë nga 5 km për të bërë shkollën e Laç, por do të gëzojnë shkollën e tyre të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, ndërsa kjo problematikë ishte ngritur më herët edhe nga Report Tv.

Kryebashkiakja Cara shkruan se nga sot nxënësit do të mund të mësojnë në shkollën e tyre me të gjitha standardet.

"Sa shumë kënaqësi të isha sot pjesë e gëzimit të nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit të Sanxhakut, me rastin e fillimit të proçesit mësimor në shkollën dhe kopshtin e ri “Gjokë Elezi”. Objekti i rindërtuar do të ofrojë mundësitë më të mira për edukimin e brezave, me klasa e mjete mësimore, laboratorë, palestër të brendshme, ambiente argëtimi etj., e që nuk u mbetet gjë tjetër përveçse ta mirëmbajnë dhe t’ua shpërblejnë prindërve e mësuesve me sa më shumë 10-a. Ta gëzoni dhe shumë suksese", shkruan Cara.

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare "Gjok Elezi" kishte përfunduar prej më shumë se 1 muaj, por nuk kishte hapur dyer për shkak se mungon energjia elektrike. Në këto kushte, 400  nxënës ishin të detyruar ta zhvillonin mësimin pasdite në qytetin e Laçit, i cili ndodhet 5 kilometra larg fshatit të tyre, ku mësimi ishte kthyer në sfidë për të vegjlit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?