Foto ilustruese

Kronikë

Kishte mbushur makinën me drogë, policia prangos 48-vjeçarin nga Pogradeci

16 Prill 2021, 09:57| Përditesimi: 16 Prill 2021, 10:01

  • Share

Policia e Prrenjasit ka arrestuar një 48-vjeçar pasi gjatë kontrollit në makinën e tij, i janë gjetur 10.5 kg drogë e dyshuar kanabis sattiva.

Shtetasi me inicialet A. V, banues në fshatin Memelisht, Pogradec është vënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Opel”, uniformat blu kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular. 

Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?