Kishte premtuar t'i vizitonte, Papa mban fjalën pas disa vitesh dhe i shkon befasisht natën në dyqan miqve të tij (VIDEO)

12 Janar 2022, 11:00| Përditesimi: 12 Janar 2022, 11:14

  • Share

Papa Françesku ka befasuar dy miq të vjetër të tij, të cilëve i ka shkuar për vizitë në dyqanin e tyre natën. Pronarët e dyqanit diskografik pranë Panteonit në qendër të Romës u habitën jo pak kur panë Papën të zbriste nga një makinë tip 'Fiat 500' e më pas të futej brenda për të takuar ata.

Francescu ishte klient i tyre që para se të bëhej Papë, ndërsa i kishte premtuar do të shkonte t'i takonte. Ai mundi ta përmbushë premtimin vetëm në një pasdite të ftohtë të fillimit të janarit shumë vite më vonë.

Pronarët e befasuar dhe të lumtur i dhanë një disk muzike klasike dhe Papa Francesco e bekoi vendin, ndërsa qëndroi brenda dyqanit për dymbëdhjetë minuta përpara se të kthehej në Vatikan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?