Horoskopi

Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat, horoskopi për sot

21 Tetor 2021, 07:10| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 07:12

  • Share

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Së fundi nuk ka qenë një periudhë e lehtë për marrëdhënie, por tani do të kthehet sërish mbarëvajtja dhe lidhjet tuaja do të lulëzojnë sërish. Në punë, nga ana tjetër, doni të përmirësoni pozicionin tuaj dhe se ç’ju ka hipur në kokë, sepse ndjeni një dëshirë të fortë për risi.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri, me Hënën në shenjën tuaj, një miqësi e bukur mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë, nga ana tjetër, nëse duhet të investoni në një projekt, mendojeni mirë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri ka të ngjarë që po testoni një person, po e vini në provë atë. Në punë, nga ana tjetër, këtë të enjte 21 keni shumë energji, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Deri në fund të tetorit nëse keni mosmarrëveshje me partnerin/en do të jetë mirë t’i sqaroni ato. Në punë, megjithatë, nuk do të ketë as ndryshime, por dhe as lajme të mira.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat. Në punë, megjithatë, ndryshimet janë të mundshme, sidomos në drejtim, duket se do të ndërroni shef!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri është koha për të sqaruar çdo çështje të pazgjidhur. Në punë, megjithatë, mund të ketë vonesa të vogla që lidhen me paratë dhe me thënë të drejtën ju prishin pak punë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Këto janë ditë pak të rënda për ndjenjat dhe zemrën, përpiquni të qëndroni larg debateve dhe gërricjeve. Në punë, nga ana tjetër, Hënën e keni në dizavantazh dhe ajo po sinjalizon shumë keqkuptime që mund të hasni.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, mos e provokoni dhe as mos folni me kunja, por, merrni guxim dhe flisni hapur për këtë. Në punë, do të jetë një ditë e rëndësishme në të cilën mund të kuptoni në cilin drejtim do të shkojë e ardhmja juaj.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Nëse do keni raporte të mira me partnerin, mos e provokoni dhe as mos folni me kunja, por, mundoheni te gjeni zgjidhjen dhe të flisni hapur për këtë gjë. Në punë, do të jetë një ditë e rëndësishme në të cilën mund të bëni te mundurën dhe të kuptoheni mirë në këtë drejtim do të shkojë mirë në të ardhmën tuaj.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri ka lindur një ndjenjë, duket si një miqësi e bukur, por mund të rezultojë në diçka më shumë. Në punë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek ju, por kini kujdes, dikush mund të përfitojë nga kjo.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri, shtyni debatet që keni në kokë dhe lërini për të Shtunën, Hëna që nuk e keni në avantazh, mund të krijojë shumë probleme. Në punë, të mos bësh diçka që nuk të pëlqen do të jetë kundërproduktive ndaj përshtatuni pak.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Nëse ka debat në dashuri, përpiquni që çështjet e diskutueshme t’i zgjidhni këtë të enjte. Në punë, megjithatë, çdo çështje e hapur duket se do të zgjidhet në Nëntor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?