Foto ilustruese

Kjo fundjavë do të jetë pozitive sidomos në dashuri...horoskopi për sot

13 Shkurt 2021, 07:25| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 07:27

  • Share

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Ndjenjat e mira duhet të dalin në plan të parë, veçanërisht në këtë kohë. Sa i përket punës, do të ndiheni shumë produktiv dhe kjo do t’ju ​​ndihmojë shumë të ecni përpara me energjitë e duhura.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Nëse jeni vetëm, më në fund do të keni një takim të veçantë që do të eklipsojë gjithçka tjetër. Sa i përket punës, bëni sa më shumë përpjekje, sepse përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Duhet të përjetoni emocione të reja. Saturni do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja. Qofshin ato të vjetra, por edhe të reja.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Mos i nënvlerësoni takimet e reja për të shtunën: Do të jenë ato që do t’i japin ngarkesë jetës suaj. Mos nënvlerësoni as propozimet e reja të punës, që mund të mbërrijnë në orët e ardhshme.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Dita duket shumë nervoze, ndonjë keqkuptim i vogël me partnerin mund të mos ju ndihmojë. Adresoni diskutimet dhe zgjidhini ato sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për punën.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Nëse keni mbyllur një histori, do të duhet të gjeni forcën për të filluar përsëri me vrullin e duhur. Në këto ditë do të ktheheni për të demonstruar aftësitë tuaja, edhe në punë ndonëse vuani kohët e fundit.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Gjatë ditës së shtunë, situata do të jetë shumë më pak komplekse nga sa e mendoni. Rikthehuni në lojë, në botën tuaj të dashurisë. Sa i përket punës, do të gjeni zgjidhje të reja për situatat e kaluara.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Kjo fundjavë do të jetë pozitive sidomos në dashuri. Një periudhë stresi gjithashtu mbyllet një herë e mirë në vendin tuaj të punës. Rimëkëmbja po vjen.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Historitë e dashurisë vazhdojnë të jenë të mira, miqësitë dhe marrëdhëniet me kolegët pak më pak… Mundohuni të kuptoni se çfarë nuk shkon dhe mendojeni gjatë dhe mirë, por pa pasur ndonjë frikë të veçantë.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Kjo e shtunë premton të jetë shumë interesante për takime. Puna juaj e deritanishme do të shpërbleheni falë diçkaje të rikuperuar nga e kaluara.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Përfitoni nga situata e bukur astronomike për t’u rikthyer në vendin e duhur, si në dashuri ashtu edhe në punë. Mos kini frikë nga pasojat, ose përndryshe nuk do të realizoni kurrë atë që doni.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Historitë e dashurisë do të vazhdojnë pa u ndalur edhe të shtunën falë Hënës që do të lejojnë situata të mira. Sa për punën, mos hiq kurrë dorë nga projektet e tua. Vazhdo përpara pa pasur frikë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?