Bekim Balaj pas golit të Vllaznisë

GOLAT/ 'Klasikja' është kuqeblu, Vllaznia mposht Tiranën në kryeqytet! Laçi fiton me Skënderbeun në Korçë, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët

17 Dhjetor 2023, 19:20| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 19:21

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli sfidat e javës së 17-të. Këtë të dielë duke nisur nga ora 13:30 u zhvilluan dy duele. Në kryeqytet, "Klasikja" e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë u mbyll me fitoren 0-1 të miqve, teksa në Rrogozhinë, Erzeni dhe Teuta barazuan 0-0. Në Korçë, Skënderbeu humbi 0-1 me Laçin.

Në "Selman Stërmasi", Tirana thelloi krizën duke u mundur 0-1 nga Vllaznia, në atë që quhet "Klasikja" e futbollit shqiiptare. Në një terren të rënduar dhe të papërshtatshëm për një sfidë të tillë, miqtë e Qatip Osmanit iu falën penalltisë të kthyer në gol nga Bekim Balaj. Duhej minuta e 37-të që sulmuesi të realizonte nga pika e bardhë, për golin që ishte me vlerën e tri pikëve. Pas këtij suksesi Vllaznia barazon Tiranën me 23 pikë dhe ndajnë vendet tre dhe katër në klasifikim. Tirana për të katërtën ndeshje radhazi nuk del te fitorja.

Në "Arenën Egnatia" në Rrogozhinë, Erzeni dhe Teuta barazuan 0-0. Derbi mes tyre mund të ishte ndryshe, nëse Erando Karabeci në të 33 minutë nuk do gabonte penalltinë për Teutën. Megjithë rastet e shumta, asnjë nga skuadrat nuk doli te goli dhe kështu ndajnë nga një pikë, që më shumë i vlen shijakasve. Erzeni me 18 pikë mban vendin e tetë, teksa Teuta me 16 pikë vendin e dhjetë dhe të fundit.

Në stadiumin e Korçës, vendasit e Skënderbeut u mundën 0-1 nga Laçi. Pas tetë ndeshjeve pa fitore, kurbinasit ia dolën të marrin sërish tri pikë, teksa herën e fundit e kishin bërë po ndaj korçarëve. Sfida nisi shpejt, me miqtë që kaluan në epërsi me golin e Agan Mjakit në minutën e 12-të të ndeshjes. Vendasit nuk u pajtuan me rezultatin dhe shtuan ritmin, teksa prodhuan një gol në fundin e sfidës, që pas konsultës me VAR u anullua. Ish-trajneri i korçarëve, Mirel Josa di sesi të mposhtë Skënderbeun, duke "pasur çelësin" e skuadrës. Me 22 pikë Skënderbeu mbetet në vendin e pestë, teksa Laçi me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.

Pas javës së 17-të, Egnatia kryeson me 37 pikë, pesë më shumë se Partizani. Tirana dhe Vllaznia ndjekin me 23 pikë, ndërsa në fund Kukësi, Erzeni dhe Teuta.

Superliga, java 17-të:

E shtunë:

13:30 Kukësi 1-1 Partizani

17:00 Dinamo 1-2 Egnatia

E dielë:

13:30 Tirana 0-1 Vllaznia

13:30 Erzeni 0-0 Teuta

17:00 Skënderbeu 0-1 Laçi

Renditja:

Ora 19:15
VIDEO/ Mirel Josa ka 'çelësin', Laçi mund 0-1 Skënderbeun në Korçë! Kurbinasit tri pikë pas tetë ndeshjeve


Në stadiumin e Korçës, vendasit e Skënderbeut u mundën 0-1 nga Laçi. Pas tetë ndeshjeve pa fitore, kurbinasit ia dolën të marrin sërish tri pikë, teksa herën e fundit e kishin bërë po ndaj korçarëve. Sfida nisi shpejt, me miqtë që kaluan në epërsi me golin e Agan Mjakit në minutën e 12-të të ndeshjes. Vendasit nuk u pajtuan me rezultatin dhe shtuan ritmin, teksa prodhuan një gol në fundin e sfidës, që pas konsultës me VAR u anullua. Ish-trajneri i korçarëve, Mirel Josa di sesi të mposhtë Skënderbeun, duke "pasur çelësin" e skuadrës. Me 22 pikë Skënderbeu mbetet në vendin e pestë, teksa Laçi me 20 pikë mban pozitën e gjashtë.

Ora 16:08
FOTOLAJM/ Në këto kushte të rënduara u luajt Tirana - Vllaznia në 'Selman Stërmasi'


Tirana humbi 0-1 me Vllazninë në "Selman Stërmasi" për javën e 17-të të Superligës. Goli i Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë vendosi duelin këtë të dielë në kryeqytet. Veç një numri të pakët tifozësh për një ndeshje të tillë, për të dëshiruar linte gjendja e fushës. Tapeti i "Selman Stërmasit" është në një gjendje më shumë se të degraduar, ku për cilësi dhe teknikë nuk bëhet fjalë. Është detyrë e klubit të Tiranës dhe FSHF-së për të investuar në terren, me lojtarët që nuk shprehën asgjë nga cilësitë.

Ora 15:57
VIDEO/ Balaj është 'Bekimi' i Vllaznisë, kuqeblutë thellojnë krizën e Tiranës


Në "Selman Stërmasi", Tirana thelloi krizën duke u mundur 0-1 nga Vllaznia, në atë që quhet "Klasikja" e futbollit shqiiptare. Në një terren të rënduar dhe të papërshtatshëm për një sfidë të tillë, miqtë e Qatip Osmanit iu falën penalltisë të kthyer në gol nga Bekim Balaj. Duhej minuta e 37-të që sulmuesi të realizonte nga pika e bardhë, për golin që ishte me vlerën e tri pikëve. Pas këtij suksesi Vllaznia barazon Tiranën me 23 pikë dhe ndajnë vendet tre dhe katër në klasifikim. Tirana për të katërtën ndeshje radhazi nuk del te fitorja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?