KLD,Meta: Jo politizimit
të zgjedhjeve në gjyqëso

14 Prill 2012, 13:55| Përditesimi:

  • Share
FIER-Fryma konfliktuale ngadalëson procesin e integrimit të vendit, ndaj është koha e reformave dhe jo sherreve politike. Kështu deklaroi kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi në Fier me gratë anëtare dhe simpatizante të kësaj partie. Meta deklaroi se Shqipëria se palët duhet evituar fryma konfliktuale dhe të detoksiokohet klima politike në përgjithësi në vendit tonë pasi vetëm në këtë mënyrë reformat integruese dhe plotësimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian do të mund të
përshpejtohen duke afruar kështu anëtarësimin e plotë të Shqipërisë nëBashkimin Europian.

Ndërkaq duke u ndalur në votimin e Kuvendit për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Meta deklaroi se votime të tilla që kanë të bëjnë me zgjedhjet shumë të rëndësishme në sistemin e Drejtësisë dhe sidomos në gjyqësor duhet të lihen larg politizimit por t’i lënë vend kështu gjykimit të ftohtë dhe profesional.
Sipas kreut të LSI, mazhoranca qeverisë është e qëndrueshme dhe komentet për të kundërtën janë pavend.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?