KLD,Topi nga Shkupi:
Nuk kam shkelur Kushtetutën

20 Prill 2012, 08:47| Përditesimi:

  • Share
SHKUP-Presidenti Bamir Topi I është përgjigjur nga Maqedonia akuzave të mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën në propozimin e bërë prej tij për nënkryetarin e KLD.  “Nuk kam bërë asnjë shkjelje Kushtetute” – ka qenë deklarata e prerë e presidentit Bamir Topi, duke shtuar se do ta shikoni më vonë se më vonë që përgjigja ime ështe ezauruar pikërisht në këtë pikë.

Presidenti Topi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për këtë cështje, ndërsa po mbante një konferencë të përbashkët për shtyp më homologun e tij maqedonas, George Ivanov. Presidenti Topi nuk u ndal gjatë në përgjigjen e tij duke vlerësuar se donte të respektonte këtë moment të vizitës së tij në Maqedoni dhe se cdo kumonikim tjetër në lidhje me këtë cështje do ta bëjë pas kthimit në Shqipëri

“Ju bëtë një pyetje që unë e konsideroj një çështje shtëpie dhe për të respektuar pikërisht këtë moment, që unë e kam respektuar gjithmonë, që nuk dal jashtë vendit tim për të komentuar gjërat që ndodhin brenda nesh, por edhe për një arsye tjetër, sepse dominanti i ditës së sotme është pikërisht vizita në Maqedoni dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Por unë nuk dëshiroj të lëndoj asnjë gazetar, i cili është në të drejtën e tij për të pyetur, kështu që duke ju respektuar në pyetjen që bëni po jap vetëm pjesën e përgjigjes që ka të bëjë me ushtrimin e funksionit tim që Presidenti i Republikës në të gjithë veprimtarinë e tij nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Do ta shikoni më vonë që përgjigja ime ështe ezauruar pikërisht në këtë pike”-ka përfudnuar deklaratën e tij për këtë pyetje kreu I shtetit shqiptar Bamir Topi.

Mazhoranca ka deklaruar se propozimi i Ilir Mustafajt për postin e nënkryetarit të KLD, është bërë në shkelje të Kushtetutës nga presidenti Topi, ndërsa i ka kërkuar që të tërhiqet nga kjo kandidaturë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?