Klea Huta bashkëshortja e Elgit Dodës, ka rrëfyer sesi në një regjistrim në studion e Elgitit ku ka qenë prezente edhe super modelja Oriola Marashi ka patur një shkëndijë xhelozie.
“Ka qenë një rast. Unë le Elgitin para studios. Zbret Elgiti. Në të majtën time, në 11 e gjys të natës, shoh dy burra dhe një super femër. Shoh vetëm një siluetë. I thash Elgitit me kë e kë lënë me regjistru sonte në darkë. Më tha me Noizyn. Vetëm kur shoh vajzën te dera e studios. I thash me Noizyn e ke regjistrimin. O shpirt se kam idenë kush është, më tha. I thash shko regjistro mbaro punë, sepse nuk i ndërhyj kurrë në punën e tij”, ka rrëfyer Klea në një intervistë.
“Ah moj Oriola Marashi ç’më bërë”, ka vijuar Huta.