'Klerikë, dorëzojini rinisë çelsat e kishës'

7 Shkurt 2023, 10:17| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 10:24

  • Share

6 shkurt 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist ne botë. U shkatërruan gjithsej 2169 institucione fetare. Prej tyre: 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame.

Iu vu kazma besimit në Zot dhe u zyrtarizua besimi vetëm në Parti.

Edhe pse lufta kishte filluar vite më parë, shkurti i '67 ishte vetëm "kurorëzimi" i asaj nisme.

Nuk është për t'u habitur që sot, një pjesë e atyre që ishin më aktiv me rininë dhe mësimet e partisë së kohës, kanë ngelur po aq revolucionar të zjarrtë, me të njëjtën logjikë dhe narrativ.

Por një pjesë e shqiptarëve arritën ta mbrojnë dhe kultivojnë besimin tek e shenjta dhe hyjnorja, duke besuar, i kryer ritualet fetare dhe respektuar traditat e shenjta në fshehtësi.

Sado e madhe që ishte shtypja dhe presioni, sërish brenda njeriut, në thellësitë e tij, jetoi besimi tek Zoti dhe tek e mira.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?