KLP do të publikojë në maj vlerësimin për 25 kandidatët e SPAK

6 Prill 2019, 13:43| Përditesimi: 6 Prill 2019, 13:54

  • Share

Më 15 Maj 2019 Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të prezantojë vlerësimin për 25 kandidatët e përzgjedhur një ditë më parë për Prokurorinë e posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.

Në mbledhjen e një dite më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi u ka kujtuar anëtarëve të KLP-së dhe komisionit të vlerësimit se kanë në dispozicion 6 javë kohë nisur nga data 4 Prill.

Në garë për tu bërë pjesë e SPAK janë 25 kandidatë mes tyre shumica prokurorë të Krimeve të Rënda nisur nga drejtuesja aktuale Donika Prela dhe tek vartës të saj e ish-drejtues të kësaj prokurorie.

Pas vlerësimit paraprak dhe renditjes që do të bëjë komisioni i KLP-së, kush nga 25 do të renditet në listën e 15 më të aftëve dhe me vetting të kaluar, do të behet pjesë e SPAK.

Lista e 25 kandidatëve të Spak

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 06/04/2019 14:45

    Aman shtyjeni sa me shume SPAK-un.... nuk eshte aspak me rendesi... se fundja kushti kryesore per negociatat eshte kush do jete tranjeri i ri i kombtares shqiptare te futbollit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?