KLP mbyll intervistat për SPAK, të martën dalin 15 emrat e prokurorëve më të vlerësuar

12 Korrik 2019, 14:55| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 18:07

  • Share

Të martën më 16 korrik është afati ku pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të rendis sipas pikëve të fituara prokurorët kandidat për SPAK. Intervistimi i tyre dhe prezantimi i platformave ka përfunduar këtë të premte për 22 garuesit, e nisur kjo me prokurorin Altin Dumani dhe e përfunduar me prokurorin Maksim Sota, i cili për arsye personale nga KLP është pajisur me leje pa të drejtë page për disa muaj.

Këtë të premte përball wKLP-s dolën prokurori Ndini Tavani, Valdimir Mara, Dritan Prençi dhe Maksim Sota.

Ata janë pyetur për dosje si ajo "339" ku ka përgjime zyrtarësh të lartë dhe të dhëna për shit-blerje votash, dosjen e vrasjes së ish-bankierit Artan Santo, dosjen “Haklaj”, dosjen e 4 ton kokainë të sekuestruar në fshatrat e Vlorës si dhe atë të trafikimit të qenieve njerëzore drejt SHBA-BE. Pas kësaj procedure e cila sipas kreut të KLP-s Genti Ibrahimi u bë për të fituar kohë sapo Vettingu të kompletojë procesin e prokurorëve, pikëzimet pritet që të martën të vendosin se kush do të jenë 15 prokurorët e SPAK.

Një burim nga grupi intervistues në KLP i tha ReportTv se deri më tani më të vlerësuarit si nga anëtarët e KLP ashtu edhe nga ndërkombëtarët janë: Altin Dumani, Ervin Kondili, Anton Martini, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Bensik Muçi Elisabeta Imeraj. Ndërsa pjesa tjetër pritet që të renditet pas disa analizave që KLP do t'i bëjë platformave të tyre dhe përgjigjeve të dhëna.

Në këtë fazë nuk munguan përgjigjet se një në tre prokurorët në garë për SPAK rezultuan se ishin kërcënuar gjatë detyrës, nuk kishin dhënë maksimumin e tyre për shkak se ndiheshin të pambrojtur, të pasigurt dhe të pa-përkrahur nga eprorët ndër vite. Ndërsa SPAK e shihni si strukturën reale që do të luftoj krimin dhe korrupsionin. Pas renditjes së 15 kandidatëve të parë për SPAK aq edhe sa është numri i caktuar nga KLP kjo strukturë pritet të bëhet aktive sapo Vettingu të konfirmojë në shkallë të parë edhe të dytë pjesën e mbetur pasi deri më tani 10 kanë kaluar Vettingun dhe 12 janë në pritje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nik: 12/07/2019 19:28

    Ilir Meta Tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?