28 ndryshime në Kodi Rrugor/ Gjobë dhe konfiskim mjetit të blinduar nëse s'kanë autorizim! Celulari në timon? Gjobë deri në 15 mijë lekë

11 Shtator 2020, 14:45| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 18:22

  • Share

Makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim krahas konfiskimit do të gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë. Një nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar për konsultim në Kuvend. E njëjta vlerë gjobe parashikohet edhe për shoferët të cilët zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një personi të paautorizuar. Kodi i ri Rrugor parashikon ashpërsim të masave për shkeljet që në pjesën më të madhe të rasteve janë shkaktarët e regjistrimit të ngjarjeve të rënda,si përdorimi e celularit në timon, alkooli dhe shpejtësia.

Përdorimi i celularit pritet të ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë nga 500 deri 1000 lekë që është aktualisht. Në rast se shkelja përsëritet 3 herë krahas gjobitjes ka pezullim të lejes së drejtimit deri në 3 muaj dhe ulen 10 pikë nga patenta.

Ashpërsim do të njohë dhe gjoba për shoferët që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit në masën 0.8 deri në 1.5 gramë për liter, për të cilët parashikohet gjobë deri në 40 mijë lekë dhe 50% më shumë nëse shkelja konstatohet gjatë orarit 22:00 deri në 07:00.

Ndëshkimi do shoqërohet dhe me arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 12 deri në 24  muaj. Sa I takon shpejtësisë tej normave të lejuara masat janë rritur por ndër më të rëndat është tejkalimi shpejtësisë maksimale me 50km në orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km në orë në ato të banuara ku gjoba shkon nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë.

Ndryshimet në kodin rrugor pritet të prekin dhe radhët e uniformave blu pasi në propozimet e bëra parashikohet që efektivët e policisë që drejtojnë një automjet policie do të duhet të pajisen me leje drejtimi të veçantë shërbimi për ti autorizuar atyre shërbimin që kryejnë. Ndryshimet e prezantuara nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në shkurt, tani presin dritën jeshile nga parlamenti për të kaluar më pas në zbatim.  Ndërsa në momentin që hiqen të gjitha pikët e patentës, shoferi detyrohet të kthehet edhe njëherë në autoshkollë.

NDRYSHIMET E PROPOZUARA:

Përdorimi i telefonit:

Gjoba 500-1000 lekë bëhet 5000-15000 lekë

Pijet alkoolike:

40.000 lekë dhe 12-24 muaj pezullim leje drejtimi për masën 0.8-1.5 gramë/l

50% më shumë nëse shkelja konstatohet nga ora 22:00-07:00

Shpejtësia tej normave:

Më shumë 10 km/orë- 30 km/orë gjoba 2000-4000 lekë

Më shumë se 30- 50km/orë jashtë qendrave të banuara gjoba 5000-15000 lekë

Më shumë se 20-40 km/orë në qendra të banuara gjoba 5000-15000 le

Më shumë se 50km/orë jashtë qendrave të banuara gjoba 10000-20000 lekë

 Më shumë se 40 km/orë në qendra të banuara gjoba 10000-20000 lekë

Rripi i sigurimit:

5000-15000 për mos vënie të rripit nga shoferi, 1000-3000 lekë për pasagjerin

Makinat e blinduara pa autorizim:

Konfiskim mjeti dhe 100.000-200.000 lekë gjobë

Automjetet e institucioneve:

Punonjësit të pajisen me leje drejtimi të posaçme

(Kliko këtu) Projekt-ligji i plotë për kodin rrugor

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 18/03/2021 19:14

    Pse kur levizni jashte shtetit silleni si lepuj.! Pse beni cubin ketu dhe vdisni rrugeve.!

    Përgjigju
  • Shoferi: 18/03/2021 19:05

    Shkelqyshem,te gjithe ne zbatim te ligjit.respektoni rregullat.

    Përgjigju
  • Shoferi: 10/10/2020 22:32

    pse nuk vendosin gjobe dhe per pronaret e rrugeve qe jane cope cope, rruget me gropa, rruge kombetare me 30km f,,,k te Forte qe i pershendesin policet kur shkelin rruget, shteti kur thyhet ligji dhe pershendetet nga policia ne fund e hame ne Populli... f.. thi shiiiiiiit

    Përgjigju
  • Alb: 13/09/2020 13:10

    Duhet te gjobiten policet te paret se i vene gjoba atyre qe nuk i kundershtojne e atyre qe nuk kane mik e shoke. Kurse "te fortet" ecin si ne pista garash dhe nuk gjobiten se jane te forte ose jane miku i filanit e i fistekut. Keto te shohi qeveria jo te rrise gjobat sa here u teket se eshte zbrazur arka e shtetit.

    Përgjigju
    • Albi: 13/09/2020 14:56

      Bravo koment i goditur

  • Andi: 12/09/2020 17:22

    Rritja e gjobave shton rritjen e korrupsionit. Prandaj rruga e rritjes se gjobave nuk shton ndergjegjesimin tek drejtuesit e mjeteve.

    Përgjigju
  • BENI: 11/09/2020 23:44

    PER MOS- VENDOSJEN E RRIPIT GJOBA ESHTE SHUME E MADHE,,,NE AMERIKE ESHTE VETEM 30 DOLLARE,,,po ashtu ne amerike nuk ka gjobe per perdorim te telefonit ne makine sepse dikush mund te vdese apo te semuret dhe duhet te lajmerohen njerezit,,,,ne amerike eshte e ndaluar te besh mesazh kur i jep makines,,,as gjermania nuk ka gjobe per perdorim celulari ne makine,,,si do lajmerohet policia apo ambulanca kur ne rruge ndodh nje aksident dhe dikush mund te vdese nga momenti ne moment,,,ne gjermani jane shoferet ne autostrade qe lajmerojne policine me tel,,per cdo gje psh,,per nje shofer te dehur,,,per cdo gje....ku i ka pare qeveria keto idiotsira te na i tregoi....

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 12/09/2020 11:55

      Ne gjermani te hapesh krahun dhe mjeti te jet i fikur

    • Rimi: 12/09/2020 08:47

      Po ik o beni laj nanje plenc, ketu ngasin makinen duke ndjet ne instagram e duke ner selfi ti thua aksident.Kur ke nevoje hap krahun dhe mbaron pune o shok.

  • Parlament Hajdutesh: 11/09/2020 23:01

    Raporti vlere gjobe / nivel jetese eshte i zhdrejte. Normalisht sepse keto ligje behen nga keta palo politikane qe jane pasuruar ne kurizin tone. Na paskan vendosur edhe mase per perdorimin e kufjeve nese ato te shmangin degjimin. Si do e vertetoje polici nese kufjet qe kam ne vesh jane me noise canceling apo jo? Hajduta mos u ngopshi dhe ju dalte aty ku ju dhemb me shume!

    Përgjigju
    • Loku: 12/09/2020 19:37

      Ky eshte reagimi tipik i morracakeve te padisplinuar qe jetojne ne Shqiperi. Nuk duan taksa, nuk duan gjoba, duan te vjedhin, te kalojne me te kuq, te pine ne timon dhe te ankohen se nuk demokraci dhe ka korrupsion. Keto kafhshe duan hu, se nuk marrin vesh ndryshe.

    • Kshu e do ky milet: 12/09/2020 00:27

      Po mor zoteri ate shifni eshte apo sesht shuma e gjobes e drejt me nivelin e jeteses me te ardhurat SE TA MER JETEN VRASESI NE TIMON ESHTE E PA RENDSISHME PER TY.prandaj me gjykime qe ben ti dhe shokt e tu do behet shqiperia.pfffff

  • agim: 11/09/2020 20:08

    Përdorimi i telefonit dhe pijeve alkolike, masa është e drejtë ndërsa masat e tjera te prashikuara ne projekt ligjin më duken pak të ekzagjiruara,nuk ështe vënë pika mbi"i".jetojim në një vend më te varfër ne europë dhe me standarte jo të BE nga njëra anë dhe tjetra individa polic pa kulturë qytetare dhe aspak profesionale.

    Përgjigju
    • O gimce: 12/09/2020 08:48

      Mjafton te jesh i kujdesshem e te respektosh rregullat dhe ske pse te paguash gjobe

  • bledi: 11/09/2020 19:47

    5000-15000 për mos vënie të rripit nga shoferi Me fal, rripin ose e vendos ose jo... pse duhet nga 50 deri 150 gjobe??

    Përgjigju
    • Ceni: 11/09/2020 20:54

      50 heren e pare, 100 te dyten, 150 te treten

  • Qytetari: 11/09/2020 19:14

    Mund te me thoi ndonj komentus ..!pse policat e rrugores i kan grat k*rva..!

    Përgjigju
    • A. N.: 11/09/2020 21:01

      Sepse ata rrine gjithe diten duke ia futur shofereve. Kur shkojne ne shtepi kane nevoje te clodhen.

    • Hasan: 11/09/2020 20:57

      Se e kane mendjen vetem te vene gjoba, ndaj...

  • dori: 11/09/2020 18:34

    gjobat duhet te jene ne perpjestim te drejte me nivelin e jeteses dhe me pagat. kto qe kan menduar kta zoterinjte nuk jane masa ndershkuese por masa therrese. te zhdukim sa me pare ramen para se te na zhduki ai.

    Përgjigju
  • une: 11/09/2020 18:12

    Shume mire se ndryshe nuk marrin veshe. Gjoba eshte e vetmja menyre dhe funksionon per mbrekulli.

    Përgjigju
  • resl: 11/09/2020 16:44

    Gjobat i shtoni dhe rruget i keni cop cop.rruga tr-dr eshte shume e keqe korsia e djathte edhe asnje nuk e rregullon aman gjobat i shtoni.shtet gjobaxhi.politikane m*ti te gjithe.

    Përgjigju
  • Ceni: 11/09/2020 16:12

    Po ndonje kod per policet rrugore keni bere qe te zevendesohen me radare elekronik se me shume prishin trafikun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?