Koka: Mocioni ndaj Berishës?
I bie të ikë LSI nga qeveria

18 Prill 2012, 14:31| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Lefter Koka ka reaguar në lidhje me opsionin e mundshëm për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Topalli. Kreu i grupit të LSI Koka është shprehur se ende s'ka parë një kërkesë për mocion ndaj qeverisë, që të japë një qëndrim ndaj këtij akti të opozitës. I pyetur nëse votat e LSI në Kuvend do jenë pro një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha ai tha se në parim një parti pjesë e qeverisjes është kundër mocionit, pasi i bie që të largosh veten nga qeverisja. "Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe kryeministrit e kërkon opozita, dhe pas kërkesës së saj në si grup parlamentar do të veprojmë. Do të mblidhemi dhe do të vendosim qëndrimin tonë. Ne jemi në qeveri, dhe nëse bëhet mocioni i mosbesimit për kryeministrin ai bëhet për të larguar qeverinë ku bëjmë pjesë dhe ne. Pra mocioni bëhet për të na larguar dhe ne si LSI nga qeverisja. I bie që të bëhemi palë me opozitën nëse përkrahim mocionin e mosbesimit për të larguar veten nga qeveria. Si mund të jemi pro kësaj punë kur mocioni na largon dhe ne nga qeverisja?. I bie të jemi kundër vetes", deklaroi kreu i grupit të LSI, Lefter Koka. Një deklarim ky që paraprakisht hedh poshtë mundësinë e bashkimit të votave të LSI me opozitën e majtë në Kuvend për të rrëzuar kryeministrin Berisha. Pasi Koka ka sqaruar se një veprim i tillë kërkon minimalisht vendimin kolegjial të marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI, i cili nëse bëhet mocioni mblidhet si gjithnjë për të vendosur qëndrimin ndaj tij, por që paraprakisht ai thotë se është e pamundur që LSI të votojë kundër vetes.
(jm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?