Kronikë

Kokaina me ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’ në portin e Durrësit, Gjykata lë në burg shoferin maqedonas

21 Qershor 2021, 14:37| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:46

  • Share

Gjykata ka lënë në burg Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë. Ndonëse Ajrofski ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 09:00, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi. Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas.

Në seancë shoferi ka preferuar të heshtë.

Sasia e kokainës u kap në Portin e Durrësit më 18 qershor, të fshehur në serbatorin e kamionit që drejtohej nga Ajrofski. Kokaina ishte e ndarë në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të firmave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.

Kamioni me targa maqedonase aktualisht është në sekuestro policore.

Sa i përket itinerarit të ndjekur, fillimisht u mendua se është nisur nga Belgjika për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, por burime zyrtare bënë me dije se kamioni hyri në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ku nga kontrolli në skaner rezultoi i pastër. Kjo ka rritur dyshimet e policisë se sasia e drogës mund të jetë mbushur në Shqipëri, ndërsa deztinacioni final ishte Napoli, Itali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?