60 kg kokainë, mbetet e sekuestruar anija me qymyr që u kap në portin e Durrësit! GJKKO u refuzon pasaportat marinarëve të huaj

19 Korrik 2022, 11:08| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 14:36

  • Share

12 marinarët e anijes që vinte nga Ekuadori me qymyr dhe më 16 maj u sekuestrua nga SPAK në portin e Durrësit pasi brenda saj u gjetën 60 kg kokainë, kanë dalë sot para gjykatës.

Të prangosur dhe në shoqërinë e oficerëve të policisë ata ju drejtuan sallës së GJKKO duke kërkuar marrjen e pasaportave të tyre për t’u rikthyer në shtëpi pasi prej 16 Majit qëndrojnë në anijen e sekuestruar në Durrës, si masë sigurie për të mos u larguar nga Shqipëria.

Kërkesa e tyre u refuzua ndërsa mbrotja kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Erion Çela nga ky proces me argumentin se ai ka vendosur më herët edhe sekuestron e anijes.

Anija është në pronësi të kompanisë Gjermane “MS Unistream & CO.KG”, ndërsa me vendim sekuestro ajo konsiderohet provë materiale nga SPAK për llogari të hetimit për trafik ndërkombëtar droge.

Para seancës për kthimin e pasaportave të marinarëve u zhvillua edhe seanca për heqjen e sekuestros së anijes, kërkesë e cila po ashtu u refuzua. Stafi që qëndron në bordin e anijes janë 7 filipinezë, 4 Rus, 1 Ukrainas të cilët edhe pse vendet e tyre i kanë në luftë me njëri tjetrin në sallën e gjykatës ishin miqësor.

Prokuroria e Posaçme në përfundim të seancave për heqien e sekuestros dërgoi në zyrat e Byrosë kombëtare të hetimit stafin e marinarëve pasi ata do pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

1658221994_1652870565qymyri.jpg

Qymyrguri i sekuestruar

1658222802_WhatsAppImage20220719at11.24.13AM.jpeg

Personeli i anijes i arrestuar

1658222830_WhatsAppImage20220719at11.24.14AM.jpeg

Personeli i anijes i arrestuar

Ora 11:32
Drogë në anijen e qymyrit, dalin para gjykatës 12 të bllokuarit që prej muajit maj! Me pranga në duar

 

12 personat e ndaluar në anijen që u bllokua që në muajin maj pasi në të është gjetur drogë në Portin e Durrësit kanë dalë sot para Gjykatës. 
Ata kërkojnë heqjen e sekuestros për anijes, dhe si rrjedhojë edhe mundësinë që ata të largohen. 
 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?