Pamje nga vendi i ngjarjes

Kolonjë/ Banesa mori flakë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërron jetë 61-vjeçari nga asfiksia, ishte i paralizuar! Shpëtojnë 5 anëtarët e tjerë të familjes (FOTO)

18 Dhjetor 2021, 10:12| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 11:08

  • Share

KOLONJË- Një tragjedi në familje ka ndodhur në Kolonjë mëngjesin e sotëm, ku një banesë ka marrë flakë e për pasojë ka humbur jetën humbi jetën një 61-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombulës së gazit.

Sipas policisë, viktima është Shyqyri Selimi, i cili humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte i paralizuar.

Ndërkohë, 5 anëtarët e tjerë të familjes Selimi kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht mes flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

"Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. 
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit", njofton policia. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?