Bota

Kapet bosi i drogës në Kolumbi, më i kërkuari pas Pablo Escobar! 500 ushtarë të përfshirë në aksion! Vendndodhja u zbulua nëpërmjet imazheve satelitore

24 Tetor, 09:29| Përditesimi: 24 Tetor, 17:40

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë kapur Dairo Antonio Usuga, trafikanti më i kërkuar i drogës në vend, pas Pablo Escobar. I njohur si Otoniel ai ishte koka e grupit "Klani i Gjirit" dhe u kap të shtunën në një zonë rurale në rajonin Uraba.

Presidenti Ivan Duque e përshëndeti kapjen e Otoniel si një fitore, duke e krahasuar atë me arrestimin tre dekada më parë të mbretit famëkeq kolumbian të drogës, Pablo Escobar.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha Duque gjatë një konference për shtyp. "Ky goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990."

Presidenti kolumbian tha se qeveria e tij po punonte për ekstradimin e Otoniel, me shumë gjasa në Shtetet e Bashkuara, ku ai u padit për herë të parë në vitin 2009 në një gjykatë federale të Manhatanit për akuzat për trafik droge.

Qeveria kishte ofruar 800,000 dollarë shpërblim për informacionet rreth vendndodhjes së tij, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kishin ofruar pesë milionë dollarë për kokën e tij.

Në operacionin për kapjen e tij u përfshin 500 ushtarë, të mbështetur nga 22 helikopterë. Një zyrtar policor u vra gjatë këtij operacioni. Sipas shefit të policisë, Jorge Vargas, lëvizjes e tij ishin gjurmuar përmes imazheve satelitore. 

50-vjeçari gjithashtu përballet me akuza penale në Brooklyn dhe Miami në SHBA me akuzën e “operimit të sipërmarrjeve kriminale të vazhdueshme, pjesëmarrjes në komplotet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe përdorimit të armëve të zjarrit për të nxitur krimet e trafikut të drogës”.

Otoniel bëhet kreu i Klanit të Gjirit, i njohur më parë si Klani Usuga, pasi udhëheqësi i tij i mëparshëm – vëllai i tij  u vra nga policia në një bastisje në një festë të Vitit të Ri pothuajse dhjetë vjet më parë. Forcat e sigurisë të Kolumbisë e etiketuan bandën si organizatën më të fuqishme kriminale të vendit, ndërsa autoritetet në SHBA e përshkruajnë atë si “jashtëzakonisht të dhunshëm”.

Banda, e cila vepron në shumë provinca dhe ka lidhje të gjera ndërkombëtare, është e angazhuar në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatjen. Besohet se ka rreth 1,800 anëtarë të armatosur, të cilët janë rekrutuar kryesisht nga grupet paraushtarake të ekstremit të djathtë. Anëtarët janë arrestuar deri në Argjentinë, Brazil, Honduras, Peru dhe Spanjë.

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARI: 25/10/2021 16:03

    Patjeter duhet nje kushtetute e re sepse Shqiperia nuk me ajo e njezet viteve me pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?