Posterat në veri të Kosovës

‘Komandant suprem po të presim', Veriu i Kosovës mbushet me postera të presidentit serb, Vuçiç

30 Qershor, 12:52| Përditesimi: 30 Qershor, 12:55

  • Share

Në veri të Kosovës sot janë shfaqur disa posterë me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Posterat janë vendosur në në katër komunat veriore, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.

Mediat serbe raportojnë se ato janë vendosur në ndërtesa, shtëpi, lokale dhe hapësira publike, shkruan Klankosova.

Në ato fotografi shihet Vuçiçi dhe pas tij edhe ushtria serbe.

Zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka persona të dyshuar për vendosjen e këtyre posterëve, ndërkohë që policia po vijon me hetimet.

Në të kaluarën ka pasur edhe grafite të tjera që janë vendosur në veri me mbishkrime nacionaliste e provokuese.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?