Kombëtarja e Futsallës gati për kualifikueset e Botërorit, trajneri: Grup i vështirë, por kualifikohemi

30 Janar 2019, 19:01| Përditesimi: 30 Janar 2019, 19:20

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futsallës nesër do të nisë kualifikueset e Botërorit 2020. Për disa ditë ajo ka qenë e grumbulluar në Prishtinë dhe sipas trajnerit Resuli ekipi I ka mundësitë për kualifikim pavarësisht se gjendet në një grup me Maqedoninë, Greqinë dhe San marinon.

Kombëtarja shqiptare e futsallës ka mbyllur përgatitjet për eliminatoret e Botërorit 2020 që do të zhvillohet në Lituani. 20 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Resuli kanë kryer fazën përgatitore në Prishtinë, ndërsa nesër do të zhvendosen në Shkup aty ku do të luajnë edhe ndeshjet në grup. 

Kuqezinjtë I nisin eliminatoret kundër San Marinos më 31 janar, më pas me datë 1 shkurt përballen me Greqinë, ndërsa me datë 3 luajnë sfidën e fundit në grup me Maqedoninë. Në prag të nisjes së eliminatoreve trajneri Resuli shprehet:

“Kundërshtari është I vështirë, Maqedonia ka një ekip shumë të fortë. Edhe Greqia është konkurente, mund të them se është në nivelin tonë, por gjithsesi them se mund të kualifikohemi.”

Ndërkohë kapiteni i kombëtares Roald Hailimi fillimisht sdeklaron:

“Besoj se këtë radhë është një nga ekipet më të mira që kemi bërë që nga koha kur unë jamë pjesë e kombëtares. Kam 10 vite këtu.”

Më pas kapiteni flet edhe për gjendjen e skuadrës.

“Të gjithë ne luajmë jashtë në ekipe profesioniste dhe të gjithë më duken të përgatitur si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik.”

Në 2017 kombëtarja e futsallës për herë të parë u bë pjesë e eliminatoreve të Europinit, ndërsa nuk arriti të shkonte në raundin final.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjemiu: 30/01/2019 19:37

    Foot"salle"..?!sa do rrojme do mesojme?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?