Kombëtarja e femrave në volejboll i ka bërë një mbyllje shumë të mirë grupit eliminator të Europa League, duke fituar 3-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e gjashtë dhe arritur suksesin e pestë në këtë event. Shqipëria është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor.
Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë ishte një formalitet për vajzat kuqezi, që fituan me lehtësi 3-0, një takim që zgjati rreth 60 minuta. Të tre setet u dominuan nga ekipi shqiptar, që shkëputej nga pika në pikë, duke i fituar ato me diferenca pikësh: 25-14, 25-13 dhe 26-24. Mikeshat nga Gjeorgjia për asnjë moment nuk rivalizuan, duke luajtur dobët dhe ndaj Shqipërisë e patën të pamundur të fitojnë.
Në bazë të renditjes përfundimtare të Grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria (më vonë luajnë dy ekipet e tjera, Izraeli e Austria), do të mësohet renditja përfundimtare e Shqipërisë dhe se ndaj kujt do të luajë në fazën finale.
Shqipëri – Gjeorgji, 3-0 (25-14, 25-13, 26-24)
SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri
GJEORGJIA: Koraevi, Batsatsashvili, Gaprindashvili, Kipshidze, Sanadze, G.Ulumbelashvili, Beriashvili, Diasamidze, Chelidze, Sosnovskaya, Kalandadze, Markarashvili, Tchautchidze, Lobzhanidze. Trajner: Paata Ulumbelashvili
Gjyqtarë: Vasileios Vasileiadis (Greqi), Igli Feshti (Shqipëri)