'Kombetarja hyri në fushë për të mos humbur', Josa: Nuk pres të luajë ndryshe as kundër Lituanisë

13 Tetor 2020, 13:49| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 14:02

  • Share

Mirel Josa, ish-futbollist i Kombëtares dhe aktualisht trajner futbolli, mendon se kuqezinjtë në ndeshjen kundër Kazakistanit hynë në fushë për të marrë një barazim. Sipas tij ndeshja e së dielës jo më kot përfundoi 0-0.

“U bë një lojë ku të dyja skuadrat u munduan të mos humbnin,”-tha ai.

Për Report Tv Mirel Josa tha se mendron ndryshe nga analistët e futbollit, të cilët shprehen se kombëtares i mungon grinta.

“Dëshira për të vrapuar varet nga kondicioni që ka çdo lojtar. Pra nuk është problem se nuk ka dëshirë, por është te kondicioni që kanë lojtarët dhe në çfarë periudhe jemi duke luajtur në këtë momente,”-deklaroi ai.

I pyetur nëse patën ndikim 5 futbollistët e lënë jashtë grumbullmit nga Reja, si Hysaj, Cikalleshi, Roshi, Balaj dhe Sadiku, Josa përgjigjet:

“Nëqoftëse trajneri nuk i ka grumbulluar këtë lojtarë për arsye disiplinore dhe mendon se kanë thyer rregullat atëherë mirë ka bërë që nuk i ka marrë.”

Josa pret që në ndeshjen e së mërkurës kundër Lituanisë Kombëtarja do të bëjë të njëjtën lojë si me Kazakistanin.

“Të gjithë skuadrat kanë nga katër pikë. Do të jetë prap një ndeshje e kujdesshme nga të dy skuadrat. Lituaninë do kërkojë të ndërtojë më tepër, ndërsa ne të godasim në mënyra të ndryshme. Unë mund të them se do të jenë një ndeshje e ngjashme me atë të Kazakistanit,”-u shpreh Josa. 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?