Armando Broja

Kombëtarja mbyll rrugëtimin në Euro2024! Broja: Ndjesë që nuk ju dhamë më shumë

25 Qershor, 13:01| Përditesimi: 25 Qershor, 13:03

  • Share

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, të Euro 2024, mbrëmjen e 24 qershorit, dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".

Pas kësaj reagime të shumta kanë ardhur prej personazheve të njohur të cilët pavarësisht rezultatit mbështetën deri në fund kombëtaren.

Ditën e sotme Armando Broja ka reaguar në Instagram ku falenderon të gjithë mbështetësit dhe iu kërkon falje që nuk arritën të jepnin më shumë.

“Më falni që nuk ju dhamë më shumë, ju meritonit më shumë! Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi”, shkruan futbollisti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?