Kombëtarja U-15

Kombëtarja U-15 barazon në miqësoren e parë me Kosovën U-15

3 Maj 2018, 18:50| Përditesimi: 3 Maj 2018, 18:52

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:00. Në përgjithësi, sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset, të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004.

Kjo miqësore u luajt në dy perioda me nga 35 minuta secila. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola 0-0, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit. Në 35 minutat e dyta, ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të.

Ndërkaq, pak minuta më vonë, për Kosovën U-15, ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin e pjesës së dytë 1-1. Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës,  në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës në orën 12:00.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Marku, Toska, Preka, Mataj, Pengu, Mezani, Koduzi, Celaj, Qehaja, Sulaj, Xhafa (c).

Golat: ’45 Sulaj & ’61 Tahiri

Kartonë të verdhë: Kosova U-15/ Pacolli ’36, Bytyqi ’46, Ahmeti ’63

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?