"Kutia e zezë", me regji te Fatos Berishes, ka qene shfaqja qe ka rikthyer ne teatrin "Migjeni" spektatorin shkodran.
Nje shfaqje që përshkruan realitetin shqiptar, rreth nje kutie te zeze sic eshte telefoni celular..
Trupa e teatrit "Migjeni" ka sjellë për spektatorin një shfaqje ndryshe, me publikun rreth skenes nderkohe qe mesazhet kane qene te forta.
‘Jam i lumtur që më në fund ne dhamë premierën kombëtare pasi kjo shfqaje e ka patur premierën ndërkombëtare në Shkup vitin e kaluar. Kjo është tamam premiera shqiptare, pasi një kohe të gjatë publiku ka mundësi të shikojë këtë shfaqje.’- u shpreh regjisori Fatos Berisha.
‘Mesazhet ka për të gjithë nga një fëmijë 6 vjeç deri tek një plak E rëndësishme është që ne i kuptojmë, e miar është me i zbatu’- u shpreh aktorja Rita Gjoka.
Per aktoret e teatrit Migjeni te luash me spektatore eshte nje emocion ndryshe.
‘Kjo shfaqje është goxha realiste, pavarësisht se ka brenda artin e vet, fictionin e vet, pasi ne të gjithë e kemi nga një telefon në xhep, të gjithë kemi nga një jetë personale’-u shpreh Jozef Shiroka.
‘Ne na kishte munguar prezenca e publikut në sallë, e të luajmë shfaqje. Faktikisht ne këtë shfaqje e kemi dhënë para një viti kur ishte pandemia, por, sot ishte kënaqësi e veçantë që premiera jepet për publikun e Shkodrës.’- tha Simon Shkreli.
Komedia sillet rreth jetës se 4 cifteve te reja te cilet pranojne qe bien pre e nje loje me aparatet celulare ku duhet ti pergjigjen te gjitha telefonatave dhe te lexojne mesazhet me ze te larte. Ketu nis dilema dhe nxirren në pah të gjithë problemet dhe jetet e tjera të fshehta të personazheve.