Meta dhe Berisha

Komedia me aktorët Berisha - Meta

26 Korrik 2022, 12:34| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 12:38

  • Share

Gruaja e Metës ia la partinë e quajtur LSI Metës. Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj. Kjo është një komedi historike, por për Metën është preludi i tragjedisë së tij. Ka frikë. Por si mund të ketë frikë një i pafajshëm nga goditja me ligj, si shkelës i tij?! Këta muaj do jenë me ngjarje dramatike. Por, aktorët e kësaj drame që do t’i gëzojë shqiptarët, janë vetëm dy: Berisha dhe Meta.

“Janë binjakë të lindur nga vjedhja e shtetit dhe shqiptarëve”, ky është vargu popullor që po dëgjohet sot.

Meta iku, thonë shqiptarët, Saliu po tjerr lesh gënjeshtrash se e nxori nongrata edhe Britania. Më duan shqiptarët, thotë Saliu dhe gëzohet në jerm me 2 mijë të blerë.

Edhe Meta po kështu tha: “edhe mua më duan shqiptarët”. Kurse nëpër lokalet e Tiranës klientët që e panë në ekran, qeshnin se e dinin që ky fliste për të blerët e tij. Por, Saliu na tha dhe që ai po mbronte Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perëndimi.

Kështu thonë edhe radikalët islamë. Por, kështu tha edhe Enver Hoxha: “po mbroj Shqipërinë dhe shqiptarët nga degjenerimi Perëndimor dhe nga Amerika”.

Por në fakt… Në fakt këta të dy Berisha dhe Meta nuk kanë  shpëtim, se kanë vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe janë të kapur nga ligji. Por tani janë në jerm që të dy. Kurse opinioni publik shqiptar po pret ndërhyrjen e politikës amerikane me pyetjen: edhe sa kohë do të na duhet të presim për të ndëshkuar vjedhësit e mëdhenj të shqiptarëve? Ok. Unë mendoj se koha ka ardhur. Por, prisni dhe shikoni!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 26/07/2022 14:04

    U lodhem duke pritur o Taku.Prit,prit,priit,priiit e prit.

    Përgjigju
    • O tej: 26/07/2022 18:44

      Prit gomat te mbije bar…

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?