Nga Brukseli, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit ndërparlamentar për stabilizim asociimin në Parlamentin Evropian, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka deklaruar se mazhoranca është e gatshmë për për të diskutuar me kolegët e opozitës, çështjen e 8 komisioneve hetimore.
Deputeti socialist flet për një zgjedhje oportune evropiane me kolegët demokratë.
“Çështja e 8 komisioneve hetimore që ka bllokuar sot prej 3 muajsh procedurat normale të Parlamentit ne jemi të gatshëm për të diskutuar me kolegët tanë dhe të gjejmë një zgjidhje oportune evropiane”, tha Majko.