Foto ilustruese

Shëndeti

Komisioni Europian miraton kontratën për sigurimin e një vaksine të re anti-COVID

10 Nëntor 2021, 19:56| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 19:58

  • Share

Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani franceze, Valneva, për blerjen e një vaksine kundër COVID-19.

"Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për mbështetjen e tij," tha shefi ekzekutiv i Valneva, Thomas Lingelbach.

Komisioni Evropian tha se kontrata me Valnevën ofron mundësinë që shtetet anëtare të BE-së të blejnë afro 27 milionë doza vaksinash deri në vitin 2022. Shtetet anëtare më pas mund të bëjnë një porosi të mëtejshme deri në 33 milionë vaksina shtesë deri në vitin 2023. Marrëveshja përfshin mundësinë e përshtatjes së vaksinës me variantet e reja.

Aprovimi i kontratës me kompaninë franceze vjen në një kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të përshpejtojë luftën kundër rritjes së rasteve me COVID-19. Ndërkohë, pritet aprovimi i vaksinës nga FDA që të fillojë injektimi i saj.

"Vaksina Valneva shton një tjetër mundësi për të luftuar me koronavirusin, pasi të provohet se është e sigurt dhe efektive nga Agjencia Evropiane e Barnave. Mesazhi mbetet i njëjtë: Besoni shkencës dhe vaksinoni, vaksinoni, vaksinoni," tha komisionerja e shëndetësisë e BE Stella Kyriakides.

Kontrata me Valneva-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me AstraZeneca, Sanofi-GSK, Janssen Pharmaceutica NV, BioNtech-Pfizer, CureVac, Moderna dhe Novavax Commission.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?