Foto Ilustruese

Komisioni i Disiplinës gjobit Flamurtarin dhe Kastriotin

30 Gusht 2018, 14:47| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 14:50

  • Share

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet në lidhje me masat që janë marrë për klubet e Kategorisë Superiore për aktivitetin e tyre në javën e dytë të kampionatit shqiptar të futbollit. Në këtë mënyrë, Flamurtarit i është rikthyer “makthi” i vjetër, ku për shkak të tifozëve ka marrë një gjobë që kap shifrat e 100 mijë lekëve.

Sakaq, Partizani ka marrë një paralajmërim, duke qenë se në takimin e fundit ndaj Kamzës, ka pasur një ndryshim të uniformës pa dijeni të delegatëve. Edhe Kastrioti ka marrë gjobë për shkak të tifozëve, me vlerën 50 mijë lekëve të reja, ndërkohë që paralajmërime ka edhe për Kamzën, që humbi ndeshjen në shtëpi me Partizanin.

VENDIMET E DISIPLINËS

K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?