'Ligjet' zbusin dënimet për thyerjen e karantinës, mbeten të njëjta ata për përhapjen e virusit (Versioni që do të miratohet në Kuvend)

14 Prill 2020, 14:05| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:49

  • Share

TIRANE-Komisioni i Ligjeve miratoi me shumicë votash ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashikojnë jo vetëm sanksione me gjobë por edhe burg për qytetarët që nuk do respektojnë karantinën. Masat pësuan disa ndryshime, përveç dënimit me 15 vite burg. Në propozimin fillestar të deputetes Edlira Bode parashikohej që kush shkel karantinën do dënohet deri në 10 vite burg. Një tjetër ndryshim është dhe ulja e dënimit për përhapjen e sëmundjen infektive, nga 10 vite maksimumi i propozuar zbret në 5 vjet.

VERSIONI FINAL-MASAT PENALE PER MOSZBATIMIN E MASAVE:
Gjobë-burg deri në 1 vit kush nuk zbaton urdhrat shtetërorë
Gjobë-burg dëri në 3 vite kush thyen rregullin e karantinës
Burg deri në 5 vite kush përhap sëmundjen infektive Covid-19
Burg deri në 10 vite nëse infektimi shkakton pasoja të rënda
Burg deri në 15 vite nëse infeksioni shkakton vdekje

Që nga dita kur janë bërë publike këto propozime kam dëgjuar mjaft kritika, më e shpeshta ka qenë që këto ndryshime do të shkelin të drejtat e njeriut. Qendrimi im është se këto ndryshime përkundrazi, janë në mbrojtje të së drejtës për jetën dhe shëndetin dhe mbi këtë të drejtë asnjë e drejtë tjetër nuk prevalon. Nuk kam pasur pretendimin se ky variant është ideal. Më vjen mirë që këto propozime nxitën diskutime”, u shpreh propozuesja e nismës, deputetja Edlira Bode.

Deputeti i PS Fatmir Xhafaj duke bërë një analizë për secilin ndryshim të parashikuar ai heq një paralele edhe me të drejtat themelore të njeriut duke bërë thirrje për të pasur kujdes. “Ndërhyrja në Kod duhet të shënojë një ngjarje të rëndësishme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ndërhyrjen në Kodet, pasi preken të drejtat themelore të njeriut.

Vecanërisht kur bëhet fjalë për ndryshimin e Kodit Penal dhe preken marrëdhënie shumë delicate të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut shpesh herë me pasoja të pakorigjueshme për jetët e njerëzve. Proprozimet e sjella duhet të bazohen në konsultim të gjërë dhe jo në propozime emocionale të inicuesve” u shpreh Xhafaj.

Deputetja e PS Elena Xhina, paraqiti dy amendamente. "Dispozitat ishin të paqarta dhe hodhën goxha tymnajë por tani janë sqaruar. Dy paragrafet e parë ishin e njëjta përmbajtje, se nëse do flisinim për karantinim, vetëizolim janë masa të qeverisë, te aktet normative dhe nuk bëhej dallimi mes dy paragrafeve, dhe kisha propozuar të bëhej ky dallim. Te propozimet e Z.Hyseni ishte bërë kjo gjë”, shprehet zonja Xhina.

I vetmi që votoi kundër kësaj pakete ishte deputeti i opozitës Andi Përmeti. Ndryshimet në Kodin Penal por edhe aktet e tjera normative do të miratohen në seancën e datës 16 prill, e cila do të zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme.

Versioni final qe do te miratohet 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?