Berisha kallëzon penalisht Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin për shkatërrim prone e pengim për të protestuar

19 Janar 2022, 14:08| Përditesimi: 19 Janar 2022, 14:28

  • Share

Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar në SPAK kallëzim Penal për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, të udhëhequr nga Sali Berisha. 

Në padi, grupi i Berishës akuzon Bashën e Bardhin se kanë penguar zhvillimin e protestës dhe kanë përdorur lëndë kimike në drejtim të protestuesve, si dhe për shkatërrim prone. Protesta e 8 janarit para Partisë Demokratike u shoqërua me akte dhune nga protestuesit, të cilët thyen dyert dhe xhamat e selisë blu.

Çfarë ndodhi në 8 janar? Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?