Komisioni për shkarkimin e Metës, deputeti i PS-së i vendosur: Jemi të qartë, pavarësisht 'Venecias'

10 Mars 2020, 17:52| Përditesimi: 10 Mars 2020, 19:18

  • Share

Pavarësisht qëndrimit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni Hetimor do vazhdojë punën për shkarkimin e presidentit Meta.  “Pa diskutim që po, kemi një komision hetimor, jemi brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi i Shqipërisë, në përfundim të administrimit të raportit të komisionit të Venecias do të thërrasim Komisionin Hetimor”, u shpreh Shameti.

Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i arsyeshëm thuhet në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme”. Por deputeti Adnor Shameti mendon se duhet ti qëndrohet vetëm variantit përfundimtar.

Qëndrimi grupit tonë parlamentar ka qenë i qartë që duhet të presim variantin përfundimtar të komisionit të Venecias pastaj të bëjmë komentet tona. Edhe Komisioni Hetimor për hetimin e veprimeve të Presidentit, ju siguroj se pasi të kemi administruar në formatin përfundimtar të Komisionit të Venecias do mbajmë dhe qëndrimin tone”, tha deputeti i PS.

Deputeti i PS shprehet se nuk ka qenë dakord për shtimin e objektit të hetimit, ndonëse u propozua nga shumica qeverisëse. “Unë si anëtar i Komisionit Hetimor kam qenë i qartë e kam parë si shtesë të panevojshme megjithëse vendosëm të ishim transparent, ndërsa me pjesën e parë jam i qartë për qëndrimin që duhet të mbajë komision”,  shtoi Shameti.  Dekreti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një 'mollë sherri' mes Kuvendit dhe Presidencës, aq sa shkoi për opinion në Komisionin e Venecias. Kjo e fundit pritet të thotë fjalën përfundimtare më 22 mars.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?