Në datë 9 shtator mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Meta. Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.
Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare, vërehet se delegacioni i Komisionit të Venecias nuk do të zhvillojë takime me opozitën jo parlamentare, përkatësisht PD-LSI.
Por PD-ja ka reaguar duke thënë se axhenda e komisionit ka qenë e pa përditësuar, pasi sipas selisë blu, ekspertët do të takojnë edhe PD-në e LSI-në, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën në 10 Shtator ora 08.00 në Rogner.
Komisioni do të përgatisë opinion mbi kompetencat e presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në axhendë përfshihen takime Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.
Meta I pret me bllok ne dore
Përgjigju