Ilir Meta ka marrë sot dhe një kompetencë tjetër. Nuk është kompetencë kushtetuese, por mjekësore. Ka vendosur të krijojë një “Komitet” paralel me Komitetin e Ekspertëve, që drejton betejën kundër COVID në Shqipëri.
Komiteti alternativ i Ilir Metës ia ka nisur nga puna pa humbur kohë. Ilir Meta ka dhënë 5 këshillat e para mjekësore, si dhe nevojën për testim. Pas tij ka postuar një video të drejtorit të ri të kabinetit, Dr. Panaritit, i cili është një profesionist me vlera në fushën e veterinarisë.
Edhe pse COVID nuk është vërtetuar ende që është një sëmundje që prek dhe bagëtitë, Dr. Panariti ka bërë sugjerimet e veta se si mund të luftohet ai. Ka shtuar dhe oksigjenin në shtëpi.
Nesër do të ketë postime të tjera. Fjala vjen mund të dalë ndonjë që shet pajisje mjekësore dhe të thotë që Qeveria t’u çojë të gjithave nga një respirator në shtëpi, të na tregojë dhe çmimin. Pastaj ndonjë që shet teste të shpejta, të thotë të na çojë nga dy për frymë dhe t’i paguajë Qeveria.
Konkluzionet pastaj mund t’i bëjë Monika në takimet elektorale pa maska, ku t’i thotë popullit mos dëgjoni ato që thotë Qeveria për COVID, por ato që thotë Ilir Meta.
Kjo situatë përveçse komike, ka dhe plot tragjizëm brenda saj. Nevoja për t’u faktorizuar në mesin e një beteje lemeritëse kundër COVID, ku njerëzit janë nën makth për çdokënd që kalon derën e spitalit dhe nën tension për këdo që ende nuk është prekur nga virusi, presidenti bën plane se si mund të tërheqë vëmendjen e publikut, në këtë rast si doktor.
Me sa duket, pasi ka humbur betejën për të qenë i besueshëm si njeri antikorrupsion, pasi ka humbur betejën për t’i ngjarë Vojo Kushit apo Mic Sokolit, pasi nuk ja ka dalë me prirjet nekrofile për të dashur Margaritën e vdekur më shumë se Monikën e gjallë, tani mendon se mund t’ia dalë si doktor.
Kakofonia rreth COVID dhe kështu është tejet e përhapur. Kemi konspiracionistë, ithtarë të Iluminatit që u tregojnë njerëzve të mos marrin vaksina, se janë çipa të Bill Gates, kemi mjekë popullorë si Monika, që e shërojnë me hudhër e mjaltë, tani do kemi dhe një Komitet të Ilir Metës, që e ka punën më të thjeshtë: Ai dëgjon çfarë bën Qeveria dhe e shpall krim.
Është shumë e vërtetë që njerëzit me devijime mendore i tërheq ideja që të udhëheqin botën me idetë e tyre. Ilir Meta duket i obsesionuar pas faktit se si shqiptarët besojnë Edi Ramën dhe Komitetin e tij për COVID dhe i duket një pushtet i pamerituar i Edi Ramës.
Dhe ja ka nisur punës të bëjë dhe ai Komitetin e tij dhe ta ndajë popullin në dy pjesë, në një pjese që dëgjon mjekët dhe Qeverinë, dhe në një pjesë që dëgjon Ilir Metën dhe veterinerët e tij.
Nuk është se Qeveria ka ndonjë problem serioz me këtë marrëzi të fundit, pasi Ilir Meta është mësuar ta injorojnë dhe për dekrete kushtetuese e jo më për këto dekretet mjekësore.
Me betejën e tij të fundit mjekësore kundër Qeverisë, ai nuk synon ndonjë recetë të re mjekimi për pacientët, por një recetë politikë si mund të dëmtojë Qeverinë përmes pandemisë.
Problemi i vetëm i Qeverisë është të mos bëhet vetë ai pacient i COVID 19, pasi do kthehet në mollë sherri a duhet ta japë recetën e tij një veteriner si Panariti, apo ndonjë nga ekspertët e Komitetit të Qeverisë.
Këtu ha boll debat problemi, po të kemi parasysh sjelljet e tij kafshërore. Ka më shumë shanse t’i takojë Panaritit e drejta e recetës.
E bukur thenie fundit.....sjelljet kafsherore te Ilir Metes
PërgjigjuKy kokelopa e Skraparit qeka nje kafshe?
Si nuk i ze nje Kovid keta burre e grua e te na bien veshet rehat nga keta monstrat e LSI
Përgjigju