Midis formulave të shumta që u hodhën në diskutim se si mund të grupohej opozita në zgjedhjet e 6 marsit, ndodhi ajo që ishte opsioni i parë dhe që nuk do të përbënte asnjë surprizë. Berisha bashkohet me LSI-në, si pjesë e një romance që ish ndërprerë prej një viti nga ana e Bashës. A do të jetë edhe Meta në pistën e vallëzimit apo do rrijë si vëzhgues aktiv nga jashtë, kjo ende nuk dihet përderisa mbetet në pritje vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit nga Parlamenti. Gjithësesi, zarat janë hedhur dhe përballë një PD-je ende të mpirë nga goditjet e kohëve të fundit, nga kritikat nga jashtë dhe troshitjet nga brenda, pozicionohet koalicioni Shtëpia e Lirisë. E përbërë nga tre faktorë duke përfshirë dhe demokristianët e Ndokës, koalicioni që ende nuk ka shtëpi reale, pasi nuk i dihet as adresa dhe kodi postar, duket se qëllim të vetëm ka vetëm përballjen me formacionin e Bashës. Fitorja e ndonjë bashkie duket mision i pamundur, ndërsa rezultati vlen vetëm për faktin se kush del i dytë apo i tretë në një garë që podiumin për të parin e ka të paracaktuar.
Ndërsa po dalin kandidaturat përkatëse sipas palëve që do garojnë vërehet se PS kish komoditetin jo vetëm ti prezantonte kandifdaturat një para kohe, por dhe e ngeshme për të bërë eksperimente elektorale. Rezultati fitues duket i sigurt përballë një opozite të shpartalluar e që lufton mes vetes , aq sa për zgjedhjet e 6 marsit ka dalë me fonmacionin e dytë dhe pa futur në lojë figura të spikatura. Ndryshe është sutuata tek kampi i djathtë. Berisha me të tijtë u përpoq të bëjë spektakël propagandistik për përzgjedhje nëpërpjet primarve, ndërsa Basha bëri fundore duk e dekl kur aruar se i kish gati kandidaturat prej kohësh. Nuk dihet si do të jetë formula e përfaqësimit të LSI në koalicion por në kushtet askuh nuk do arrijë të fitojë asgjë, edhe kjo çështje nuk ka ndonjë rëndësi.
Deri më tani beteja midis Bashës dhe Berishës ka qenë e fokusuar tek vula, tek godina dhe tek sigla e PD-së. Tashmë nuk ka kohë për pritur vendime të gjykatës për të përcaktuar se cili nga Kuvendet do të njihet legalisht, dhe në pragzgjedhje është fakt që juridikisht PD përfaqësohet nga Basha dhe ekipi i tij. Kjo ishte diçka e pritshme, ndaj dhe skenat e betejës midis palëve kanë ndryshuar dekor dhe tashmë kanë zbritur në bazë ku do të ballafaqohen për votat lokale. As Berisha dhe as Basha nuk janë fokusuar te fitorja e ndonjë bashkie pasi vetë PD është e drobitur nga lufta e brendshme civile dhe nuk ka fuqi të reagojë ndaj maxhorancës. Beteja zhvillohet brenda familjes se kush arrin të mbledhë mbështetje ndaj tjetrit. Ajo çfarë të bën përshtypje është se dështoi çdo inisiativë për të dalë me kandidatë të përbashkët të dy kaheve, si në rastin e Lushnjes, pasi askush nuk është i prirur për të vendosur linja komunikimi por ka gadishmëri për të hedhur në erë çdo tentativë bashkëpunimi. Dëshmi kjo se gadishmëria e vetme midis PD dhe Foltores është vetëm përplasja e brirëve në zgjedhje, por kurrsesi bashkëpunim. Në këto kushte as që bëhet fjalë jo për fitore por as për prezantim dinjitoz si opozitë. Elektorati gri dhe i paangazhuar nuk ka pse ti vejë pas aventurizmit të opozitës që nuk ofron asgjë përveç përplasjes dhe në këto kushte parashikohet që palët të ndajnë mes tyre vetëm votat e anëtarësisë së dikurshme. Dhe në fakt ajo çfarë do ketë vlerë për rezultatin e dalë nga kjo përplasje, thjesht do të shërbejë për ti dhenë hov të mëtejshëm zjarrit në përballjen në muajt në vazhdim.
Berisha sidoqoftë në përballjen që ka zgjedhur ndaj Bashës kërkon të imponohet dhe me votat e koalicionit. Për çdo rrezultat që do marrë, do të jetë e pamundur të dihet se sa do të jenë votat e mbështetësve të tij dhe sa do të jetë të LSI. Gjithësesi këtë shumatore Berisha do ta përdorë sit ë tijën në deklaratat e tij ndërsa do i kundërvihet PD së Bashës. Gjithësesi në këtë përballje nuk do të jetë vetëm. LSI apo vetë Meta personalisht është hehta rezervë për të dëmtuar Bashën. Replikat e përplasjet me Bashën kanë kohë që kanë mbushur faqet e medias, dhe nuk është ndonjë surprizë sot që Meta ndihet komod vetëm me Berishën. Përveç kësaj romance në distancë Meta- Berisha, janë dhe zhvillimet e reja që duket se po i cojnë më me shpejtësi në krahët e njëri tjetrit. Foltorja dhe grupi i rithemelimit duke mos patur një sigël zyrtare për të regjistruar kandidatët e saj në zgjedhje ishin të destinuar të përfundonin në krahët e njëri tjetrit. Por dhe kjo aleancë e re ka problemet e saj. Pavarësisht interesit për bashkimit të forcave dhe siglës. Vetë LSI nuk ka ndonjë pëlqyeshmëri të thekur në elektoratin e PD. Përkundrazi.. Ndaj dhe kjo aleancë mund të shndërrohet në boomerang për Doktorin që propagandon rikthimin te vlerat e vjetra. Po ashtu i shërben dhe Bashës që në këtë betejë ti evidentojë si kualicion i vjetërsirës dhe i të shkuarës që e ka mbyllur ciklin. Pa harruar që të dy së bashku, pra Berisha dhe Meta, do ti sigurojnë justifikimin e përkryer se humbja e zgjedhjeve të 6 marsit vjen nga përcarja e votës nga Shtëpia e Lirisë dhe që kështu i shërbejnë interesave të Ramës për qëndrimin në pushtet.