Foto ilustruese

Bota

'Apple' ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit: Përditësoni pajisjet pasi rrezikoheni nga hakerët!

19 Gusht 2022, 19:43| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 19:51

  • Share

Kompania Apple këshillon përdoruesit që të përditësojnë menjëherë pajisjet e tyre iPhone, iPad dhe Mac pasi një e metë në sistemin e sigurisë mund të lejojnë hakerët që të marrin kontrollin e plotë të pajisjeve të tyre.

Apple bëri me dije se kompania është njoftuar për disa raste ku hakerët po abuzojnë me të metën në sistem për të sulmuar përdoruesit.

Përditësimi i sistemit u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej “dobësia” që hakerët po e shfrytëzonin.

“Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët. E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?