Kompania e përfshirë në vdekjen e 34-vjeçarit në Milot, hapi gurore në Bënçë pa leje mjedisore vitin e kaluar! Dhunuan aktivistin Auron Tare

29 Maj 2022, 15:12| Përditesimi: 29 Maj 2022, 15:24

  • Share

1653830138_Screenshot5.jpg

Vdekja e 34-vjeçarit Maksim Debrova në pallatet që po rikonstruktohen pasi u dëmtuan nga tërmeti në Milot nuk është ngjarja e parë ky është përfshirë kompania 'Eral Construction'.

Në qershorin e vitit të kaluar kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" po ndërtonte rrugën e re Lekdushk-Bënçë teksa hapi një gurore pa pasur leje mjedisore. Banorët e zonës u ngritën në protestë, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e kryebashkiakut.

Kompania kishte marrë me qira territorin nga Bashkia e Tepelenës për kantier, por nuk dispononte leje nga Agjencia e Mjedisit për të ngritur dy impiante për franksionimin e gurit gëlqeror dhe për prodhimin e asfalt-betonit. Pikërisht kundër kësaj guroreje protestuan banorët e fshatit Bënçë të cilët thanë se kompania e ndërtimit po dëmton natyrën, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe erozion të tokës. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. Në një komunikim të shkurtër me të, Report Tv mësoi se pas marrjes së ndihmës mjekësore, Tare është drejtuar në komisariat për të bërë deonconcim.


Lajmi kryesor:

Kompania 'Eral Construction' e mohoi, gruaja e 34-vjeçarit shurdh-memec që vdiq në punë: Maksim Debrova punonte atje në të zezë, ja kanë marrë celularin, kishte video pak para aksidentit! Nëna: Dua drejtësi (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?