Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit por dhe dështimit të mundshëm të tyre.
Problemi që atyo kanë është se ato janë krijuar si parti, nga mungesa e demokracisë brenda PD dhe sidomos nga mungesa e rregullave dhe shanseve të barabarta në një parti ku ata kanë kontribuar. Dhe meqë formalisht këtë problem ua ka shkaktuar Lulzim Basha të gjitha bateritë janë drejtuar kundër tij.
Që sulmojnë Lulzim Bashën është në rregull, pasi ai është një problem i Partisë Demokratike, por tani jo më problem i tyre. Problemi i tyre është se cilin votues të PD duan të marrin.
Ajo që bie në sy është se shumë nga drejtuesit e partive të reja, synojnë të krijojnë një realitet virtual, sikur PD dhe Berisha janë në rregull, por gjithë problemt i ka shkaktuar Lulzim Basha. Kjo nga njëra anë se vazhojnë të tremben të përballen me Berishën, edhe për meritë të mashtrimeve të vogla të tij që i mban me shpresë, por nga ana tjetër krijojnë një realitet virtual që është i dëmshëm për vet ata, sikur po humbi Basha Berisha do thërras përsëri këta. Atëhere kauza e tyre reduktohet në hall personal që nuk i intereson askujt.
Nuk ka fabulë politike që të jep vota nga thesi i PD, nëse thua që problem është Luzlim Basha, por Berisha është në rregull. Lulzim Basha është një kukull e Sali Berishës dhe nëse dikush mendon, se Berisha do porosisë demokratët fshehur të votojnë Topallin, Patozin, Murrizin, apo Hajdarin, i gënjen mendja. Votat e Sali Berishës janë për Luzlim Bashën ashtu sic i ka dhhënë me dhunë karriken e PD.
Fabula e vetme që prodhon betejë është të përballesh pikërisht me këtë problem, me problemin që Sali Berisha krijoi në demokracinë e brendëshme në PD, për herë të fundit më 2013, duke emëruar dhunshëm Lulzim Bashën duke vrarë garën dhe rregullat e lojës . Të tjerat janë pasoja.
Ndaj partitë e reja duhet të sillen si parti qytetare, që duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe të kërkojnë në shoqëri votat e asaj pjese që e refuzon atë model politik. Ata mund të rivelrësohen vetëm si të distancuar nga Sali Berisha, pasi nëse një qytetari shqiptar ti i thua që Berisha është i mirë, por Basha është i keq, ai voton përsëri për Bashën, se për atë i thotë Berisha.
Kjo është një fabulë që duhet refuzuar para se të turpurohen dhe të dalin pa asnjë mandat nga fushata. Ndarja me Sali Berishën është akt qytetar që të krijon impakt në shoqëri. Ndarja me Lulzim Bashën të shkakton të qeshura.
Kompleksi për tu përballur me Sali Berishën i bën ato parti pa identitet dhe njerëz me kokën pas nga gërmadhat e PD.
PD është tashmë një parti drejt privatizimit formal. Pas humbjes së Lulzim Bashës kandidati i rradhës është familja Berisha, dhe ajo përfundon në një parti dhjetpërqindshe, sa për të dal në konferenca shtypi kur tu merret ndonjë pronë.
Ata që e kanë ndarë mendjen të dalin nga PD me parti më vete, nuk kanë punë më, me atë parti. Ata duhet të dënojnë ‘berishizmin” si shkollë politike dhe duhet tu drejtohen qyetarëve të lirë të këtij vendi që e kanë refuzuar Berishën me kohë.
Brenda PD ata kanë shanse të marrin vetëm elektoratin e heshtur antiberishë. Dhe atë e marrin duke u distancuar nga Berisha dhe jo duke krijuar idenë që e kemi problemin me Luzlim Bnashën. Lulzim Bashën nuk e merr askush seriozisht as brenda PD. Ata që e marrin, e marrin prej Berishës, i cili e ka bërë zgjedhjen e tij. Seriozisht atë kemi për ta marrë kur ti vij ora të përballet me Berishën. Ajo do jetë beteja e parë e tij.
Eshtë koha që partitë e reja të dala nga PD, të bëjnë zgjedhjen e tyre, që nuk mund të jetë Sali Berisha. Në vitin 2020 kjo gjë është më e vjetër se vet Sali Berisha.
E mirkuptoj znj.Zhozefina Topalli per daljen e saj me parti te re,por te mos kritikosh e distancohesh nga nje kriminel e nje kryehajdut ordiner si Sali Berisha eshte e turpshme,ky kriminel e ka kthyer PD-ne ne nje bande ku kush shan e kush trash zerin me shume fiton me shume pike,kjo Babale parti eshte kthyer ne rrezik 30 vjecar per kete vend,e te mos kuptosh kete me vjen keq zonje por i ke hyre me kot kesaj pune e nuk ke kuptuar asnje nga realiteti yne.
Përgjigju,,,edhe sikur te distancohen egersisht nga kryeplaku i shqup-it (sikurse nik-sorra me dylbi ne 2013-en) te njejtin rezultat si ai do te marrin.Loje e vjeter me rekrute te rinj,ne tespiet e padronit te PD .
PërgjigjuKeto partite e reja jane mbesat e mija...i kam si mbesa ime Dasarra.
Përgjigju