Alibeaj përplaset me Manjan: S'ke këllqe ti! I përgjigjet ministri: Unë e kam bërë bëjeni dhe ju, se keni komunistin më të egër në parti

28 Prill 2022, 17:58| Përditesimi: 28 Prill 2022, 19:54

  • Share

Seanca e sotme është shoqëruar me debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja si edhe kreut të grupit parlamemtar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.  Alibeaj i tha Manjës nëse ka apo jo këllqe për të mbështetur dokomunistizmin. Ky i fundit replikoi menjëherë duke iu drejtuar Alibeajt se kanë në grupin e tyre sovjetikun e fundit të shpallur 'Non Grata'.

Ulsi Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëshshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentat zyrtare.

Alibeaj: Ulsi, të falenderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kurajo politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.

Ulsi Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opininin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Për të zhdukurit, kemi ndryshuar ligjin dhe sot në bashkëpunim me OKB kemi nisur punën që të pagjeturit, t’u japim një varr. Lidhur me qëndrimet e mia, qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga komunizimi. Ftoj ta bëni dhe ju se keni komunistin më të egër. Një njëri që po minon demokracinë, merrni njëherë qëndrimin për anti-amerikanin e fundit. Unë jam i qartë tek puna që bëj. Kam mbështetje ta sjell atë ndryshimin e ligjit këtu.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?