Koncesioni për sterilizimin, KLSH: Rëndoi buxhetin e spitaleve publike, shteti pagoi faturat e energjisë e ujit! ‘Trauma’ shpenzoi 4 mln lekë shtesë në 2016-2017

22 Gusht 2023, 16:56| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 17:06

  • Share

Shpenzimet e kompanisë fituese të koncesionit të sterilizimit, “Sani Service”, në pronësi të biznesmenit Ilir Rrapaj, u janë ngarkuar spitaleve publike duke rënduar buxhetin e tyre. I tillë është rasti i evidentuar nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Spitalin Universitar të Traumës, ku theksohet se ky institucion është detyruar të paguajë energjinë e shpenzuar nga kompania private si dhe furnizimin e saj me ujë.

 ‘Nga auditimi në SUT konstatohen rritje të shpenzimeve të konsumit të energjisë elektrike për vitin 2016 në vlerën 20,974,442 lekë dhe për vitin 2017 në vlerën 25,021,955 lekë, respektivisht më tepër 4,047,513 lekë.’- thuhet në raportin e KLSH-së.

Kontrolli i shtetit, citon se shumat në fjalë janë paguar nga spitali i Traumës për energjinë e shpenzuar nga subjekti privat për shkak të parashikimeve në nenin 19 të kontratës së koncesionit/PPP nënshkruar nga MSH në korrik 2015 me kompaninë “Sani Service” shp.k.

Sipas KLSH-së një përcaktim i tillë në kontratë, duke shtuar dhe furnizimi me energji elektrike të koncesionarit të sterilizimit ka rënduar shpenzimet e Spitalit Universitar të Traumës. Në auditin e vitit 2018, KLSH ka rekomanduar marrjen e masave, analizimin e shkaqeve, arsyeve dhe përgjegjësitë për mos përdorimin me eficensë, të fondeve buxhetore në vlerën 4,047,513 lekë si dhe ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rinegocimin e kontratës për në pikën 19.5. bëhet fjalë pikërisht për pikën e kontratës në të cilën shpenzimet e koncesionarit i ngarkoheshin spitaleve shtetërore, përfshirë dhe furnizimin me ujë, përveç energjisë elektrike.

Në vitin 2019, KLSh ka audituar Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, duke konstatuar se gjatë vitit 2018, krahasuar me një vit më parë, vlera e shërbimit të sterilizimit është rritur për 954 milion lekë, ose 84% më shumë se viti paraardhës, rritje jashtë parashikimeve të institucionit duke krijuar detyrim të prapambetur në vlerën 306 milion lekë.

SPAK ka vendosur nën akuzë deri tani tetë persona për koncesionin e sterilizimit, duke arrestuar ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, pronar i 40 për qind të aksioneve të kompanisë fituese “Sani Service”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/08/2023 02:07

    Duket sikur komentet me poshte i ka bere e njejta dore,i njejti stil,te njejtat fjale.S.d.q.KLSH e ka bere detyren e saj,i ka vene ne dukje shkeljet e shperdorimet.Pastaj nese KLSH ka mandat per te rekomanduar apo cuar njerez e biznese per ndjekje penale ,kjo eshte tjeter gje.

    Përgjigju
  • Dritan Leli sh.p.k.: 22/08/2023 18:36

    KLSH-ja ishte institucion leshi. Gjeti rreth 10 miliard leke te vjetra ne Bashkine e Vlores dhe nuk denoncoi. Dëm ekonomik i madh dhe nje mal me skandale korruptive, si përfundim nuk mbylli nje sy por u qorrua fare.

    Përgjigju
  • dionis: 22/08/2023 17:21

    Keto probleme duhet ti sqaroi SPAK sepse KLSH eshte teresisht e pa besushme eshte nji institucjon partiak i ndyre qe quhet KLSHURRA....Eshte gabim qe ky institucjon pavuhet nga taksat e popullit.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 22/08/2023 20:25

      KLSh e leshit eshte e salikes ,mos e befte piken e hajrit ajo kimi qe shyqyr qe u qerrua nga Shqiperia se perkrahte lulushin dhe liken po per demet qe i ka bere pd perpara se PS te merte qeverine pse nuk flet klsh e leshit ,jane te gjitha gjobat epd qe pagoi PS -ja .gabimi i Edit ishte mbajtja e administrates qe udhehiqej prej sales .leto jane te koruptuarit sot pavaresish qe eshte PS .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?