Diplomat shqiptare të barasvlefshme me ato europiane! Rama: Projekti i përbashkët me kryeministrin holandez! Shqipëria me qendër rajonale në nano-shkencë

3 Tetor 2022, 09:22| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 12:38

  • Share

Studentët shqiptarë shumë shpejt do të kenë mundësi që duke studiuar në vendin tonë, të marrin diploma të barasvlefshme me universitetet prestigjioze europiane. Lajmin u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës “Trendet e Nanoteknologjisë 2022”, që po mbahet në Tiranë për të dytin vit radhazi. Projekti i ideuar nga kryeministri Rama dhe homologu i tij hollandez, Rutte do të  shqyrtohet edhe nga vendet e BE, në takimin që do mbahet në Pragë më 6 tetor.

‘Nëse kjo do të përqafohet edhe nga vendet e tjera dhe nëse kjo do kthehet në një politike të re të BE do të jetë një arritje e jashtëzakonshme, një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë, për të gjithë ato familje që investojnë shumë nga kursimet apo nga financat e tyre për t’i shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit.’- tha Rama.

Duke folur për “Nano-teknologjinë”, Rama tha se Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në universitet, ashtu sikundër përfshirja e 10-fishtit nga afro 40 persona në më shumë se 400 persona të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në dy vite, është domethënëse. Ai tha se çelja e qendrës teknologjike në Shqipëri, tashmë është realitet.

“Është konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër. Hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë, ose më saktë hapin e futjes se NanoAlbit në një mjedis fizik pune, siç ja kemi premtuar profesorit të nderuar, e kemi gati.” tha Rama.

Gjatë konferencës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vuri theksin tek rëndësia që qeveria i ka dhënë teknologjisë dhe kërkimit shkencor.

‘Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit laboratore dhe mjete për kërkimin shkencor. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumenta të nano shkencës. Sapo kemi miratuar ligjin për parqet teknologjike.’- u shpreh Kushi.

Në konferencën “Trendet e Nanoteknologjisë”, shkencës që studion materien, marrin pjesë shkencëtarë dhe studiues nga rreth 20 vende të botës. Synimi parësor i grupit Nano Albania, që mbështet nga qeveria është kthimi i saj në një qendër shkencore të studimit të Nano shkencës rajonale.   

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në fjalën e tij në konferencë u shpreh se duhet shumëfishim i financimeve për shkencën.

‘I nderuar që e organizojmë për të dytin vit radhazi këtë aktivitet të rëndësishëm për trendet e nanoteknoligjisë. Nxitja e kërkimit shkencor përbëjnë misionin bazë të çdo akademia. Ky mision kthehet në përparësi për fushat e shkencës ku kanë më përparësi apo dhe ku ka boshllëqet më të mëdha. Kësisoj dhe mbështetja e këtij sektori bëhet prioritet më i madh. Duhet shumëfishimi i financimeve për shkencën. Duhen ngritur struktura të mirëfillta të kërkimit shkencor, si investim më efikas për zhvillimin e shkencës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në këtë formë e mbajtjen e trurit më tutje. Qendra te kërkimit shkencor duhet të kthehen në qendra rajonale të kërkimit shkencor. Model për ne është Nano Alb, ecuria e saj 30 vjeçare ka krijuar bindjen se mund të ndërtojmë në vendin tonë një qendër kërkimi shkencor rajonal. Kjo qendër ka dëshmuar se mund ta arrijmë një qëllim të tillë.’- u shpreh Gjinushi.

Ora 10:10
Rama: Baza e arsimit në gjimnaze është forcuar! Ka ende punë me universitetet

1664783098_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Konferencës së Nanoteknologjisë tha se studentët shqiptarë që ndjekin studimet në universitet evropiane kanë një mesatare të lartë, dhe kjo tregon fuqizimin e bazës së arsimit. Por, nga ana tjetër kryeministri foli po ashtu dhe rreth nevojës për të përmirësuar universitetet.

“Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në universitet, ashtu sikundër përfshirja e 10-fishtit nga afro 40 persona në më shumë se 400 persona të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në dy vite, asht domethënëse, inkurajuese dhe kuptimploti për të dhënë një mesazh inkurajues për vajza e djem që kur mbarojnë me rezultate të larta shkollën e mesme, idenë e parë që kanë e kanë për tu larguar për të vijuar studimet në universitete erupsione. Natyrisht e drejtë legjitime, për të synuar universitetet më prestigjioze evropiane dhe është fakt që vajza e djem që mbarojnë të mesmen në vendin tonë shkëlqejnë në universitetet me prestigjioze.  Ç’ka tregon se baza në arsimim është fuqizuar dhe përmirësuar, por na vë edhe para përgjegjësisë të fuqizojmë edhe universitetin.”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu paralajmëroi se më datë 6 tetor, në Pragë, do të paraqesë idenë për të ndërkombëtarizuar universitetet e vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE në mënyrë që studentët në  Shqipëri të pajisen me diploma të barasvlefshme me ato jashtë vendit.

“Dua ta mbyll me duke folur për nismën e përbashkët mes Shqipërisë e Holandës, për të angazhuar bashkësinë evropiane në një drejtim ku ne synojmë një konkretizim sa më real të vizionit dhe të projektit të ri të komunitetit të ri të politikave evropiane. Në datën 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshinë BE, vendet e Ballkanit, vende që janë të zhvilluara që s’janë në BE, si Zvicra etj, do mblidhen në prag për të diskutuar jetësimin e idesë së një 'Komuniteti Politik evropianë'.

Kemi shkruar një editorial që do publikohet nesër në politiko së bashku me kryeministrin Ruthe. Kemi vënë theksin tek rëndësia që studentët tanë (komunitetit) të kenë mundësi të kenë akses të barabaratë në arsim. Kjo duke ju dhënë mundësi studentëve tanë, që mos të kenë nevojë të shkojnë për të studiuar në Francë, Gjermani, Spanjë, por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet, fakultet vendas të kenë programin dhe diplomën të barasvlershme me atë të universitetet europiume.”, tha Rama.

Ora 09:57
Rama: Akademia e Shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, sot pikë referimi

 

Në fjalën e tij gjatë Konferencës  Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Kryeministri Rama tha një hap tjetër i rëndësishëm i cili do të ndërmerret është hapja e një qendrës Nano tekologjie pasi mjediset fizike janë gati.

 “Dëshiroj të ndalem në pak pika. Në radhë  të parë, falënderoj nga zemra professor Merkoçin dhe Korean (Antonio Correia), të cilët së bashku janë angazhuar në një rrugë që në fillim me thënë të drejtën dukej si një angazhim utopic, por besoj që në këtë Kongres të dytë Ndërkombëtarë në Tiranë, është një angazhim konkretë dhe i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër, atë të çeljes së një qendre të nano teknologjisë. Ose më saktë, hapin e futjes së nano albit në një mjedis pune fizik, që siç ja kam premtuar profesorit vjet, e kemi gati. Me shumë kënaqësi do ju shoqërojmë për ta këqyrur e më pas për të zgjedhur bashkë sasinë e mjedisit të nevojshëm për ta nisur këtë proces.'- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu iniciativën e Akademisë së Shkencave, 

“Është një proces që s’do kishte ndodhur pa lidershipinin e ri të Akademisë së Shkencave, Gjinushi, i cili si në moshë të re, si në moshë më pak të re, i ra barra të turbulloi ujërat e ndenjura dhe Akademia e shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, është kthyer në pikë referimi, që po hap dyer që dukeshin të pamundura për botën ku Akademia ishte mbyllur.  Jam absolutisht i entuziazmuar sot, në këtë kongres, ku asnjë i pranishëm nuk është një delegatë që se di për çfarë ka ardhur, por të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët për të ecur në një drejtim ku vendi ynë ka më shumë se në çdo vend tjetër për të bërë.”, tha Kryeministri.

Ora 09:43
Konferenca Ndërkombëtare në Nanoteknologji, Kushi: Financojmë rreth 1.5 milionë euro në vit në laboratorë dhe mjete kërkimi

 

Ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë duke vlerësuar iniciativën e Akademisë së Shkencave thotë se  Nano teknologjia është një zgjidhje që shërben duke filluar që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike, teksa thotë se rreth 1.5 milionë  euro financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.

“Sot flitet për Nano shkencën dhe Nano teknologjinë. Sot sfidat janë më të mëdha dhe me të vështira. Lufta, kriza energjetike, dhe shumë të tjera, Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Përgatitja e pajisjeve të reja…etj. Por, zhvillimet aktuale në Nano teknologji, po rriten me ritme kaq të shpejta, saqë po kthehet në sfidë për shoqërinë.

Ajo që po i shqetëson shkencëtarët është se politikat në mbështetje të kësaj shkence duhet të rritet edhe më shumë. E vlerësoj shumë iniciativën e akademisë së shkencave për të krijuar platformën Nano alb…Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumente të Nano shkencës", tha Kushi. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2022 00:51

    Perpara se te njesosh diplomat,pastro sist.arsimor nga te paaftet,nga shit-blerja e diplomave dhe puneve shkencore dhe plagjarizmat,sepse kur te fillojne pune ne Evrope,keta qe do te kene diploma te njesuara,do te kuptohen shpejt se kush e ka merituar me te vertete diplomen e kush e ka marre qyl.Nuk eshte mjaft qe na prishin imazhin kriminelet,por tani te dalin dhe keta me diploma e tituj shkencore te dyshimte.

    Përgjigju
  • Nardi: 03/10/2022 14:37

    Tani cdo institucion do ta kete me te lehte per te punuar dhe te jene mesa te gatshem per cdo lloj problematike

    Përgjigju
  • Sergi: 03/10/2022 14:36

    Kjo eshte nje risi mjaft e mire dhe ka per te ndikuar pozitivisht ne vendin tone,respekte

    Përgjigju
  • Klajdi: 03/10/2022 11:49

    Po Mir do beni pasi teknologjia vetem perpara na con dhe ploteson nevojat qe nuk I kemi plotesuar

    Përgjigju
  • raisa: 03/10/2022 11:47

    pa teknologji asnje institucion nuk do ia dilte më. me vjen mire qe eshte futur ne vendin tone dhe eshte perhapur

    Përgjigju
  • Beni: 03/10/2022 11:45

    Teknologjia ka arritur kulmet e sajat dhe eshte perdorur shume mire dhe ne nevojat e qytetarve

    Përgjigju
  • Fjordi: 03/10/2022 11:44

    Arsimi I mesem icjanoi eshte shume cilesor dhe kur studentet ikin jash Jan shume te pregatitur

    Përgjigju
  • Mondi: 03/10/2022 11:43

    Arsimi ne shqiperi ka marre nje zhvillim te madh ne krahasim me vitet me perpara fale mbeshtetjes te madhe qe i eshte dhene

    Përgjigju
  • Teo: 03/10/2022 11:40

    Te rinjt sdo te kene me nevoj te ikin jasht pasi univeristetet tona do te njej njelloj me ato te europes si ne standarte ashtu dhe ne mesim dhenje

    Përgjigju
  • irma: 03/10/2022 11:40

    perparimi i teknologjis ka ber qe cdo gje te avancoje ne vendin tone

    Përgjigju
  • Eno: 03/10/2022 11:39

    Nxenesit tashme dalin nga shkollat shume here me te zgjuar dhe te afte se ne vendet e tjera pasi veshtirsia ne mesime eshte dhe me e madhe

    Përgjigju
  • Ani: 03/10/2022 11:37

    Tashme shkollat nje nje kulikul shume here me te mire e cila i nxjerr nxenesit akoma dhe me te pregatitur

    Përgjigju
  • erina: 03/10/2022 11:36

    po perparon shume teknologjia ne vendin tone duke u futur ne cdo sektor te vendit

    Përgjigju
  • Jorgo: 03/10/2022 11:35

    Nje kongres i cili do i vije ne ndihme shqiperise ku do i jape zhvilim ne fusha te ndryshme si bujqesi shendetesi mjedis etj.

    Përgjigju
  • Ergi: 03/10/2022 11:26

    Njohurite qe ne i marim ne gjimnaz ne ca vende te europes meren ne universitet. Jemi pak me te avancuar nga kjo pjese

    Përgjigju
  • Luan: 03/10/2022 11:26

    Ne shkolla sot me shume se kurre eshte investuar ne teknologji duke hapur laboratore te reja per zhvillimin e lendes se it dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • Alban: 03/10/2022 11:24

    Sa vjen dhe shtohet mundesia e studenteve shqiptare te studiojn dhe te marrin eksperienca ne universitetet me te medha e me emer te te gjithe europes.

    Përgjigju
  • Bashkim: 03/10/2022 11:23

    Shume mire e keni menduar, bashkepunimet me vendet e tjera ne fushen e arsimit do na ndihmojne qe shume te rinj mos te ikin me jashte vendit per te studiuar

    Përgjigju
  • Altin: 03/10/2022 11:21

    Edhe ne gjimnaze edhe ne 9 vjecare ka ndryshuar thuajse e gjithe kurrikula dhe pjesa me e madhe e librave jane si jashte

    Përgjigju
  • Altin: 03/10/2022 11:20

    Kemi pare qe kohet e fundit teknologjia eshte bere shume e rendesishme, e cila ka ndikuar qe shume fusha ne vend te zhvillohen

    Përgjigju
  • Kujtim: 03/10/2022 11:16

    Dhe arsimi ka marre nje vemendje shume te madhe...Kush e mendonte se do na realizohej dhe nje deshire qe shume te rinj e kane,tashme nuk do jete me e nevojshme te ikin jashte te studiojme por ju mundesia me ne fund ne vendin e tyre

    Përgjigju
  • Linda: 03/10/2022 11:08

    Tashme cdo gje rreth nesh varet nga teknologjia , pra komunikimi,marja e informacioneve, argetimi yne

    Përgjigju
  • Lali: 03/10/2022 11:07

    Fal teknogjis cdo sektor ne vendin ton ka perparuar shume dhe gjithashtu punonjesve i eshte lehtesuar goxha puna

    Përgjigju
  • Adi: 03/10/2022 11:05

    Teknologjia eshte ber pjes e pandar e jetes tone. Ne ne shkolla, ne mjeksi,bujqesi e kudo kemi aparatura te cilat jan te lidhura ngusht me teknologjine pa te cilat nuk e mbarojme dot nje pune

    Përgjigju
  • Tili: 03/10/2022 11:04

    Te pakten tashme skemi m berishen qe ti kthej shkollat ne magazina dhe mesuesit ne kucedra

    Përgjigju
  • Meri: 03/10/2022 11:03

    Ndihet ndjeshem gjithe ndryshimi qe ka pesuar arsimi dhe qe te gjithe po marrin arsimin e duhur duke konkuruar me gjithe te tjeret anemban botes

    Përgjigju
  • Klejdi: 03/10/2022 11:02

    Arsimi ka marre nje vemendje shume te madhe vitet e fundit dhe tashme po shohim frytet qe po marrim

    Përgjigju
  • Astrit: 03/10/2022 10:58

    E ku ka me mire se te zhvillohemi ne cdo aspekt duke ber te mundur qe te ecim me ritme me te shpejta. Hapja e kesaj qendre nano teknologjie eshte nje vendim shume i mire qe keni marr

    Përgjigju
  • Lola: 03/10/2022 10:55

    Kjo konference lidhur me shkencat qe ka sjell akademia e shkencave ne shqiperi per here te dyte, na ben me dije se sa mire mund te nderthurim teknologjin apo nanoteknologjine me cdo fushe tjeter

    Përgjigju
  • Besnik: 03/10/2022 10:53

    Tashme i eshte kushtuar me teper rendesi laboratoreve dhe hapesirave te reja kerkimore, sepse po investohet akoma me shume ne to.

    Përgjigju
  • Ana: 03/10/2022 10:48

    Sa mir e paskeni menduar sepse teknologjia eshte e ardhmjA

    Përgjigju
  • Klea: 03/10/2022 10:47

    Gje mjaft e mir kjo qe keni menduar sepse zhvillon shum fusha

    Përgjigju
  • Erjona: 03/10/2022 10:46

    Teknologjia ka avancuar aq shume po arrijm nivelet europiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?