Integrimi i Shqipërisë në BE, Salianji ironizon në 'Report Tv': Të presim, është hapur shampanja 8 herë! Për meritë duket se në çfarë gjendje jemi

30 Qershor 2022, 17:34| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 18:48

  • Share

Për deputetin Ervin Salianji, Konferenca e paralajmëruar Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian duhet të japë rezultate pozitive, por duhet të jemi të duruar, pasi sipas tij, është hapur 8 herë radhazi shampanja. I pyetur në 'Studio Live' në Report Tv nga Arbër Hitaj, Salianji shpresoi për një vendim pozitiv javën e ardhshme.

'Të presim se është hap shampanja nja 8 vjet rresht. Për meritë duket se në çfarë gjendje është Shqipëria, për shkak të rrethanave, gjithë po themi,  situatave që e bëjnë Shqipërinë të ketë një pozicion të favorshëm duhet të shpresojmë të gjithë që të merret një vendim pozitiv pas një jave.'- tha Salianji në Report Tv.

I pyetur lidhur me situatën në PD, se me cilin kamp opozitar, Salianji u shpreh se nuk është tifoz por lojtar ndërsa theksoi se është ende herët për të zbuluar lëvizjen e radhës të Metës me PD.

'Është situatë e dukshem, në PD janë të gjitha hapur nuk ka sekret. Është e ditur se çfarë po ndodh, për fat të keq ende nuk ka zgjidhje që të bashkoheshin të gjithë deputetet në PD-së.

Nuk jam tifoz jam lojtar, në kuptimin figurativ dhe pa diskutim mbroj interesat e atyre që më kanë votuar,. Në këtë sens unë nuk mund të bëj një ndarje me thikë, por kam dhënë ato që unë mendoj qqë PD të shkojë në zgjidhje të pranuar pa u ndarë në kampe. Një gjë i bashkon, lufta ndaj qeverisë dhe përpjekja për të mposhtur Edi Ramën. Nuk është çështje tifozerie. Nuk mund të flitet sot kur ende mund të ketë ide. Është shpejt për të folur për këtë çështje duhet parë edhe qëndrimi i zotit Meta.'

Ironia e Salianjit lidhur me integrimin evropian nuk ishte e vetmja që iu 'shigjetua' kryeministrit.  

Me ironi iu drejtua edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila pas lajmit të dhënë nga Rama sa i përket lajmeve të mira nga Brukseli.

 Teksa i drejtohet me ironi ‘Shoku Rama’, Tabaku i kujton edhe herët e tjera kur vendi sipas saj ka festar por lajmi s’ka ardhur.

“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festuar shpesh po lajmi s’ka ardhur”, ka shkruar Tabaku në Tëitter.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 30/06/2022 18:51

    Opozita ne vend qe te gezohet per nje date te bisedimeve me BE ,nxjerr ne skene pinguinin Salianji i babales.Po te kesh moral dhe opinion te mire ne popull ajdede .Po ty or djal populli pret te besh denimin me nje vit burg si mashtrues dhe shkaktar i protestave te dhuneshme te mulitanteve tuaj.Ke dhe madam Tabaken qe pret nga shoku Edi festen.Opozita eshte kandidate per pushtet ne demokraci por sjellja juaj i ben shqiptaret te mos ju japin shumicen prej 12 vjetesh

    Përgjigju
  • BARUT ROTA: 30/06/2022 17:44

    O salinjan o çuni Shegës i bër nga Traktoristi me grua të martuar. Po ri mor babale ri urt pse vjedh vrer o kopili shegës i ngjirizur në hauarin e lopës. Ri urt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?