Paul Williams

Kosova & Rajoni

Konferenca në Rambuje, Paul Williams tregon pse u vendos Thaçi në krye të delegacionit të Kosovës: Rugova s’ishte negociator

18 Shtator, 12:57| Përditesimi: 18 Shtator, 14:33

  • Share

1758198773_b97b03fe294f459580e3939550faa08a.webp

Gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Hagë, Paul Williams tregoi se si u vendos Hashim Thaçi në krye të delegacionit kosovar gjatë punimeve për Konferencën e Rambujesë. Ai tha para trupës gjykuese se në fillim të raundit për Konferencën, delegacioni i Kosovës e kishte kryesinë me tre anëtarë: Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Rexhep Qosjen. Thaçi, tha ai, u zgjodh me dy vota, ndërsa shtoi se rol joformal mori edhe Veton Surroi.

“Pyetja juaj ka dy pyetje në një pyeje; me aq sa di tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga procesverbali i takimit të 7 shkurtit që më ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu, më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë. Rugova ishte LDK-ja, Qosja nga LBS-ja dhe Thaçi nga UÇK-ja. Vendimi u mor- dy me një. Qosja votoi për Thaçin- Thaçi votoi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy ishin pro Thaçit dhe një kundër tij.", tha ai. 

Më pas shtoi se pse zgjodhën pikërisht Thaçin. 

"Ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje ishte me shumë shtresa; Rugova ishte pro pavarësisë. Ai nuk e hapte gojën në qoftë se nuk bihej dakord për pavarësinë. Kishim Bujar Bukoshin që punonte me amerikanët dhe me evropianët ndërkohë që kishim edhe veprimin e aktorëve shtetërorë dhe pastaj kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes së strategjisë për pavarësinë. Kështu që në negociata ti doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Paul Williams dëshmon sërish në Hagë: Thaçi s’kishte autoritet të vendoste vetë në UÇK! Bukoshi hezitonte ndihmën financiare, synonte të krijonte FARK-un


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?