Konflikti i sotëm nuk duhet të trajtohet vetëm si një çështje mes tre personave apo në këndvështrimin e qëndrimeve apo ndasive politike që tashmë nuk janë një risi. Në fakt ky konflikt tregon diçka më shumë, tregon dy modele krejt të ndryshe! Flutura është një intelektuale, shkrimtare dhe një person publik që sigurisht i bën nder komisionit parlamentar që drejton e po ashtu edhe jetës parlamentare në vend. Nga ana tjetër përballë saj kemi persona normal ose nën normalen që ndoshta në një vend normal, por jo në Shqipëri nuk duhet të ishin as persona publik e aq më pak deputet. Përplasja e sotme me Flutrën nuk duhet të komentohet as në qasjen gjinore, sepse ajo është një grua shumë e fortë dhe po ashtu një intelektuale e kalibrit të lartë.
Ju do të thoni çlidhje ka Basha në këtë mesele? Basha nuk hynë në këtë mesele për faktin e situatës në të cilën ndodhen palët sot, që disa akoma kanë kurajë të flasin për bashkim, por ky i fundit është më shumë se mision i pamundur! Basha nuk dua ta analizojë as me reagimin e tij të menjëhershëm, sepse kjo është minimalja që mund të bëj një lider për mbështetësit e tij.
Unë, dua të shkoj më larg! Pikërisht me listat dhe me zgjedhjet e 2021! Basha ka pasur gjitha mundësitë nëse do e kishte menduar në plan afatgjatë politikën dhe karrierën e tij politike që listat e kandidaturave t’i kishte mbushur sa më shumë me modele të ngjashme me Fluturën duke u dhënë zë e përfaqësim intelektualëve, të rinjve dhe idealistëve! Madje, disa me të cilët u përballë sot Flutura as nuk duhet të kishin hyrë në atë Parlament, por ja, falë mungesës tolerancës ose mungesës së lidershipit të Bashës në atë kohë, sot duhet të përballet me ta padrejtësisht modeli i Flutrës apo duhet të përballet edhe jeta e parlamentarizmit shqiptare.
Fajet nuk janë të Flutrës dhe në fakt ajo duhet të përgëzohet për rezistencën që bën në emër të vlerave dhe për durimin që ka duke qëndruar në një mjedis që nuk ka asnjë lidhje me të. Basha në vend që të lodhej duke i transferuar sa në një zonë në një tjetër për t’i zgjedhur me çdo kusht deputetë dhe për t’i bërë rrogëtarë të Parlamentit duhet t’i kishte rënë shkurt më një të rënë të lapsit duke i fshirë nga mundësia për t’i zgjedhur.
Basha në atë pranoi të krijohet një komision për të përzgjedhur kandidaturat e propozuar nga anëtarësia dhe në fakt në listët përfundimtare përfunduan shumë pak si Flutra dhe u rikonfirmuar persona që nuk i dëshironte më as anëtarësia e as zgjedhësi. Shpresoj e uroj duke parë dy modelet e sotme që Basha të reflektojë në listat e ardhshme duke kontribuar seriozisht në rotacionin e elitave dhe duke ju ofruar demokratëve dhe shqiptarëve vlerat më të mira.