Konflikti për apartamentet në 15-katëshin e Krujës, 24 familje në protestë: Pronari shiti shtëpitë 2 herë

30 Mars 2022, 19:00| Përditesimi: 30 Mars 2022, 22:38

  • Share

24 familje në Krujë kanë protestuar sërish duke kërkuar pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 12 vite më parë.

Ata shprehen se kanë paguar këstet e para në vitin 2010 kur nisi ndërtimi i objektit, por më pas ndërtuesi Arben Kupi e ka shitur objektin tek biznesmeni Nikollin Lleshi.

Sipas banorëve, Lleshi nuk u ka njohur kontratat që ata kanë firmos me Kupin, duke kryer shitjen e dyfishtë të apartamenteve. Banorët prej vitesh janë në konflikt jo vetëm me pronarin por dhe me zyrtarët e Kadastrës, pasi akuzojnë se pallati është legalizuar padrejtësisht nga Kadastra e Krujës, e cila më pas e ka zhbërë legalizimin.

Për këtë çështje është shkarkuar ish-drejtori i ASHK Krujë, Luan Minja, por banorët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?