Kongres për paqen në Tiranë: Edukimi, çelësi për ta arritur! Pjesëmarrës nga e gjithë bota: U mahnitëm në Shqipëri

20 Maj 2023, 18:46| Përditesimi: 20 Maj 2023, 18:55

  • Share

Për herë të parë u mblodhën në Shqipëri, ambasadorë të paqes nga e gjithë bota.

Kreu i Këshillit Universal të Paqes me seli në Amerikë dhe Izrael, Sheikh Kasem Bader tha në kongresin e paqes se “edukimi është çelësi i suksesit që në çdo vend të botës të ekzistojë paqja.  

“Jam shumë i lumtur të gjendem në vendin e traditive dhe i mahnitur nga mikëpritja. Qëllimi është të përhapim misionin dhe fjalën e paqes kudo në botë. Edukimi është ccelësi kryesor i suksesit dhe përhapjes së paqes. Vetëm kështu ecën paqja përpara. Ky është dhe qëlli jonë kryesor për të cilën po lobojmë.” 

Sheikh Kasem Bader, Themelues dhe Kryetar i Këshillit Universal të Paqes.

Ajo që ra në sy në këtë organizim, ishte pjesmarrja e komuniteteve të ndryshme, qëllim kryesor edhe i aktivitet: Bashkimi i sa më shumë njerëzve me karakteristika të veçanta.

“Ky kongres ishte për të bashkuar njerëz nga e gjithë bota me idenë për të thënë se të gjithë njerëzit janë krijim I zotit”, tha organizatori i aktivitetit, Shefki Hysa.

“Ideja ishte për të nxitur bashkëpunimet ndërkomunitare edhe në Shqipërinë tonë. Ajo që bie në sy është harmonia në komunitetet fetare. Mesazhet e paqes që vijnë nëpërmjet tyre, janë fjalë zemre. Nëse nuk ka prosperitet, bashkëpunime, paqja është në rrezik”, tha një tjetër orgnaizatore, Dylbere Dika.

Pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës thanë se kishin dëgjuar për Shqipërinë si vend i konflikteve, por kanë gjetur dicka krejt tjetër.

“Ju më pyesni cfarë është paqja, dhe përgjigjia ime është Shqipëria. Jam dashuruar me Shqipërinë. Kam dëgjuar se shqipëria është vend i konflikteve, luftëravbe, por ndodh e kundërta. Paqja është njëlloj si në Evropë. Shpresoj që komuniteti Evropian të fusë shqipërinë në Evropë, sepse shqipëria është shembull  paqes.”-DUBLIM

“Unë jam ambassador për paqen. Është hera e parë që jam në shqipërinë dhe jam shumë i lumtur me këtë mikëpritje. Misioni jonë është shpërndarja e mesazhit të paqes në të gjithë botën”, u shpreh një pjesmarrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?