Kongresi i PS, Braçe për Report Tv: Bujqësia sektor jetik, nuk sjell varfëri! 8 probleme, 24 propozime për zgjidhje

9 Prill 2022, 11:55| Përditesimi: 9 Prill 2022, 16:38

  • Share

Socialisti Erion Braçe është treguar mjaft kritik lidhur me forumin e krijuar para Kongresit të PS-së, që i është dedikuar bujqësisë. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren Rovena Cerka tha se ka gati 24 propozime që do t’i jepnin një zgjidhje 8 problematikave që ka hasur në këtë sektor. Një nga këto është rregullimi i pagesave brenda këtij sektori. Duke sjellë në vëmendje një problem, ku thotë se bujqit kanë gati një vit pa marrë pagesat nga grumbulluesit, Braçe thotë se do të propozojë në Kuvend që një ligj që e detyron grumbulluesin që të bëjë pagesën për fermerin “brenda 45 ditëve.

“Është bërë mirë që kongresi është bërë ndryshe nga herët e tjera se duhet të thyet ajo rutina, ka një distancë të madhe mes PS dhe njerëzve të thjeshtë të këtyre njerëzve, njerëz që ne i adresojmë politika, por që ose nuk mbërrijnë, ose mbërrijnë të deformuara, ky format ishte shumë me vlerë , por do duhen vite, të menduarit në mënyrë kritike, të priturit e radhës, unë kam mësuar gjë gjënë e mirë mos e përmend, por bëje, e vlerëson vetë, ama koha për të përmirësuar gjërat ikën, humbet, duhet të bëjmë më tepër, kisha ardhur me 8 problematika dhe 24 propozime që e kthejnë bujqësinë majtas, lënia e bujqësisë në dorë të privatit duke krijuar kartele, PS duhet të korrektojë shpejt, ky ishte shqetësimi, ju nuk dëgjuar asgjë nga kritikat e mia, 24 propozimet do i çoj deri në fund, e kam gjetur vendin, në parlamente njerëz që kanë muaj që nuk kanë marrë parat e produkteve që i kanë çuar në grumbullim, muaji rropatet për 4 muaj që në fund të marrë paratë, e dorëzon në grumbullim dhe duhet të presë edhe 1 vit për të marrë paratë, meqë e kemi rregulluar me ligj, duhet ta bëjmë edhe brenda sektorit të bujqësisë, të ndërtojmë ligj, që u jep vetëm 45 ditë kohë për të paguar bujkun, doja që ta shfrytëzoja për të lancuar këto, por do të shkojmë në parlament.  Blen me zero dhe e shet me 20%, këtë duhet ta mbulojë grumbulluesi, kur është me humbje s’ka interes për faturën, masa e informalitetit në bujqësi në grumbullim dhe përpunim është rritur dhe është bërë galante, e vështirë që të gjesh një faturë nga bujku te dyqani i lagjes”, tha Braçe.

Ai shtoi se këto propozime, nuk i bën me qëllim që të marr postin e ministrit të Bujqësisë, teksa kritika e tij ka vijuar edhe për skemat e mbështetjes, duke thënë se ato janë përjashtueshe, jo gjithëpërfshirësve, madje sipas tij ka edhe korrupsion.

“Nuk vetë ofrohem për ministër bujqësie, kisha kritike dhe propozime për këto zgjidhje. Lëvdatat nuk kanë vlerë, dëgjuat njeri të flisnit për tregun e plehrave kimike, bëri njeri gjë jo, ky është një propozim që duhet t’i shkojë parlamentit, skemat të mbështetjes janë përjashtuese, jo gjithëpërfshirësve, madje ka edhe korrupsion, kjo nuk bëhet nga ministri, por sistemet, sot bujqësia ka nevojë për dashuri dhe lehtësi fiskale, ndryshime buxhetore, ka njerëz te ne që mendojnë se bujqësia shpërndan varfëri, këto kriza dëshmojnë që bujqësia është shumë e vlefshme, është jetike, duhet të ndryshojë qasja dhe ta shohin bujqësinë si një degë kyçe”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Rama në Kongresin e PS: Pse SPAK s'është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA? Ta dinë shqiptarët nëse deklarata e DASH qëndron ose jo


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?