Kongresi i PS më 8 dhjetor, Klosi për Report Tv: Objektivi, mandati i katërt! Do të shpalosim platformën për transformimin e partisë! ‘Temë’ edhe reforma në drejtësi

5 Dhjetor 2023, 19:59| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 21:53

  • Share

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

“Nuk do të flitet vetëm për partinë, por do të shpalosim edhe arritjet e çfarë kemi realizuar deri më tashmë si qeverisje e vendit, në vitet e qeverisjes, prespektivën dhe cfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve në vijim, dhe ambicine tonë për mandatin e 4 në 2025. Përballë nuk kemi opozitën, por hallet e njerëzve”- tha Klosi.

Objektivi që të premten shpaloset, për sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosin vjen vetëm me hapjen e partisë, që me gjasë do të lakmojë edhe të djathtët që ende dilemën se kush i udhëheq e kanë të pazgjidhur.

“Tashmë pas 10 viteve, celësi i fitores dhe jetëgjatësisë është hapja, gjithmonë e më shumë po shtrijmë influencën jo vetëm te anëtarësia e PS. Ne jemi shumë të forte, jo se kundërshatarët tanë janë shumë të dobët, ata duken të dobët se na kanë përballë ne shumë të dobët.”- u shpreh Klosi.

E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.

“Kongresi i PS do të shpalosë disa arritje që kemi patur gjatë qeverisjes dhe padyshim një nga arritjet kryesore ëështë reforma në drejtësi, n kongres do të ketë një vëmendje të veçantë. A ja kemi dalë të kemi një drejtësi të pavarur dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë.”- tha Klosi.

Kongresi i socialistëve do të nisë punimet paraditen e së premtes në Pallatin e Kongreseve dhe do të zgjasë deri pasdite. Pesha kryesore do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama ndërsa do të ketë edhe përfaqësues nga partitë simotra europiane.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?