Konkursi i Gjuhës Shqipe bashkoi 11 000 nxënës

29 Prill, 09:30
  • Share

Shkollat 9-vjeçare të vendit po zhvillojnë fazën gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe 2024, i zhvilluar në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga zhvillimi i këtij konkursi, ku marin pjesë 16 shkolla gjysmëfinaliste.

“Disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?