Aleksandër Mehmetaj është emër i njohur për policinë pasi rezulton në kërkim dhe në qytetin e Durrësit. Gjykata atje ka caktuar "arrest me burg" ndaj 20 vjeçarit për një tjetër ngjarje. Autori edhe në zonën ku qëlloi me armë 45 vjeçarin Spartak Beqaraj, njihet si problematik dhe përdorues lëndësh narkotike. Në Astir ai banon në një pallat me të plagosurin dhe qëndron në një shtëpi me qira se bashku me dy personat e tjerë bashkëmoshatar, që janë shpallur në kërkim për "moskallzim krimi".
Shkak i konfliktit mes 20 vjeçarit (autorit të plagosjes) dhe 45 vjeçarit Beqaraj dyshohet të jetë bërë fakti që i plagosuri më herët i kishte kërkuar të riut të mos konsumonte lëndë narkotike në brendësi të kompleksit të pallatit, ku u regjistrua dhe ngjarja. Ndërsa ditën e djeshme gjithçka ka nisur pasi i riu i ka thënë 45 vjeçarit pse më sheh. Kanë dalë në sheshpushimin e pallatit përpara ambientit të bar kafes dhe pasi janë përplasur fizikisht, më pas 20 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.
Edhe përpara grupit hetimor 45 vjeçari ka treguar të njëjtin version se i riu është problematik dhe se konflikti ka nisur se pse Beqaraj i kishte kërkuar të mos konsumonte lëndë narkotike në lagje, duke qene se në sheshpushim ka dhe prezencë fëmijësh të mitur. Më parë ata kanë patur përplasje ndërsa ditën e djeshme gjithçka është përshkallëzuar kur 20 vjeçari e ka plagosur. Policia ka shpallur në kërkim tre persona, mes tyre edhe një 22 vjeçar me inicialet E. D dhe 19 vjeçaren me iniciale E. Ç., për moskallëzim të krimit.
Mësohet se Spartak Beqaraj pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ka lënë spitalin e Traumës dhe tashmë ndodhet në banesën e tij, që ndodhet në Astir në zonën ku u regjistrua ngjarja. Gjendja shëndësore e tij paraqitet e mirë.
Futeni 15 vjet brenda dhe do ta shofim garipin pastaj
Përgjigju